Ëmbëlsirë me tërshërë
Përbërësit:
- 1 filxhan të vogël tërshërë
- 1 mollë e vogël
- 2 vezë
- 1/3 filxhan bajame ose arra të copëtuara
- 1 lugë gjelle mjaltë ose sheqer kaf
- 1/2 lugë çaji kanellë
- 1/2 lugë çaji sodë buke
- 1/3 filxhan qumësht ose kos
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Në një tas shtojmë tërshërën, mollën, bajamet ose arrat, kanellën dhe sodën e bukës. Rrahim vezët lehtë dhe shtojmë përzierjen bashkë me mjaltin dhe qumështin. E përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene. E hedhim në një tavë të vogël (mundësisht me letër furre ose të lyer me pak vaj). E vendosim në furrë për 25-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë gatuar në brendësi.
Këshilla nga Albana: Mund të shtosh disa rrush të thatë, banane të shtypur ose pak vanilje. Për një shije më të freskët verore, shto lëkurë limoni ose portokalli.
Komente
