Politikë

Emër për emër/ Cilët janë deputetët burra që Rama i ‘hodhi’ në listë të hapur, kryeministri në dilemë nëse do kandidojë vetë si ligjvënës! Drejtuesit vende të sigurta

11 Mars, 10:40| Përditesimi: 11 Mars, 11:30

  • Share

TIRANË- Shumica e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të jetë në listën e hapur. Orë vendimtare janë në PS, ndërsa më 12 mars është afti i fundit për dorëzimin në KQZ. Sipas ‘formulës’ së prezantuar nga kryesocialisti Rama, vetëm drejtuesit politikë të qarqeve do të futen në lista të sigurta, ndërkohë të gjithë deputetët me një mandat të fituar nën siglën e  PS do të luftojnë për vota në listën e hapur.

Listat e hapura do të jenë për figura të reja politike, por edhe për gra deputetet të cilat mund edhe të futen në lista të mbyllura, si Evis Kushi, Lindita Nikolla, Milva Ekonomi dhe Etilda Gjoni. 

Ndërkohë, nga deputetët meshkuj, është tërhequr nga gara Petro Koçi, ndërsa kryeministri Rama është ende në dilemë nëse do të futet në listë apo jo. Në listë të mbyllur do jetë edhe ministri Arbjan Mazniku, si drejtues politik i qarkut Elbasan. 

46 kandidatë për deputetë sipas Kodi do të jenë në listën e mbyllur, 14 vende prej të cilave deri në tani janë zënë nga drejtuesit politikë. 32 vende të sigurta, sipas parimit të kryesocialistit mbeten për të rinj e figura me kontribut që nuk e kanë pasur kurrë një mandat deputeti. Pjesa tjetër, do të duhet të luftojë në “det të hapur”, e minimalisht nëse socialistët do të ruajnë pozitat e 2021-shit, me 74 mandate, për ta mbeten vetëm 28 vende.

Vende në listë të mbyllur (përfshirë edhe drejtueset gra)
Tiranë – Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali
Fier – Belinda Balluku
Dibër – Blendi Klosi
Vlorë – Bledi Çuçi
Korçë – Niko Peleshi
Gjirokastër – Mirela Kumbaro
Kukës – Eduart Shalsi
Lezhë – Ulsi Manja
Drejtues i Diasporës – Taulant Balla
Në listën e hapur do të jenë:
Orlando Rakipi
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Etjen Xhafaj
Pandeli Majko
Plarent Ndrecaj
Arbem Pëllumbi
Eduard Shalsi
Ilir Nraxhi
Erjon Meka
Denis Deliu
Arkend Balla
Shkëlqim Bullari
Florenc Spaho
Klevis Xhoxhi
Luan Duzha
Saimir Hasalla
Baftjar Çela
Erion Braçe
Mirel Pitushi
Izmet Beqiraj
Paulin Sterkaj
Vullnet Sinaj
Anduel Tahiraj
Damian Gjiknuri
Ilir Metaj
Niko Kuri
Ilir Topi
Ilirian Pentavinji
Eduard Ndreca
Bardhyl Kollçaku
Nasip Naço
Lavdrim Krashi
Laert Duraj

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?