Në dekretin e ri që qeveria italiane e kryeministrit Giuseppe Conte, po mendon të nxjerrë së shpejti një urdhëresë për të mbështetur emergjencën ekonomike që shoqëron atë urgjencën shëndetësore të lidhur me përhapjen e koronavirusit, e cila planifikon të pezullohen pagesat e gjobave, hipotekave dhe faturave të tjera detyruese si taksat, tatimet, pagesa e energjisë, ujit etj etj në të gjithë Italinë.
Lajmi u dha nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Stefano Patuanelli.
Patuanelli sqaroi se vendimet e reja që po projektohen i vijnë në ndihmë të gjitha familjeve dhe bizneseve në vend.
Përsa i përket injektimit në buxhet të shumave që duhet për të përballuar masat e reja ekonomike, Ministri e bëri të qartë që shuma do të tejkalojë 7,5 miliardë euro që u diskutu në ditët e fundit, dhe sipas tij, shuma mund të jetë rreth 10 miliardë euro.
"Me siguri do të ketë një deficit pak më të lartë buxhetor në mënyrë që të kemi më shumë mundësi për ndërhyrje ekonomike në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve”.
Lajmi kryesor: