Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Politikë

Haradinaj në Tiranë një ditë para samitit, viziton mamanë në spital: Gjithmonë pranë teje (Foto)

27 Gusht 2018, 15:34| Përditesimi: 27 Gusht 2018, 16:12

  • Share

Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës ishte i pranishëm në samitin e kryeministrave të Ballkanit që u mbajt në Durrës. Mirëpo një ditë më parë Haradinaj ka qenë në spitalin e sanatoriumit të Tiranës, ku është shtruar nëna e tij, Rukë. Kryeministri i Kosovës ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram përkrah nënës së tij dhe i uron shërim të shpejtë.

Foto e publikuar nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Ajo bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë!”- shkruan Haradinaj krahas fotos.

Kujtojmë që më datë 17 qershor të këtij viti Ramush Haradinaj humbi babain e tij, Hilmiun si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Në qendër të Samitit ishte integrimi ekonomik rajonal, heqja e barrierave mes vendeve dhe hapja e vendeve të reja të punës. Por si Haradinaj, ashtu edhe Hahn e Rama nuk e anashkaluan çështjen më të nxehtë të Ballkanit për momentin, idenë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës e Serbisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?