Keltie Knight dhe diamanti i humbur

"Emergjencë" në Golden Globe 2024, gazetarja humbet diamantin katër karatsh të unazës në tapet të kuq! Apeli i dëshpëruar në rrjete sociale.

8 Janar, 12:30| Përditesimi: 8 Janar, 12:39

  • Share

Gazetarja Keltie Knight, e dërguara e agjencisë amerikane “E! Neës” ka humbur unazën e saj me diamant në tapet të kuq përgjatë ceremonisë që u mbajt midis datës 7 dhe 8 janar në Beverly Hilton Hotel në Los Angeles. Gazetarja pak më vonë bëri një apel në Instagram me shpresën se dikush mund ta ndihmonte të gjente bizhunë e zhdukur.

Apeli i Keltie Knight për të gjetur unazën e saj

Mbrëmja e Golden Globe 2024 nuk kishte filluar akoma kur Knight vuri re që diamanti i unazës së saj 4 karatësh nuk ishte më. E alarmuar, bëri një apel në Instagram duke u treguar të gjithë ndjekësve të saj unazën me gurin e munguar, me shumë gjasa e njëjta që një dekadë më parë, bashkëshorti kishte zgjedhur për propozimin e martesës.

“Përshëndetje të gjithëve, një emergjencë në Golden Globe”, tha ajo e dëshpëruar, duke shtuar mesazhin për të gjithë artistët e famshëm, aktorë, regjisorë etj., që në ato momente po bëheshin gati për t’u bërë gati për të pozuar para fotografëve.

“Nëse je një i famshëm dhe shikon një diamant katër karatësh në tapetin e kuq, ju lutem t’ia ktheni atë Keltie Knight të E!, sepse nuk po e gjen më dhe është një dimant i vërtetë”, tha gazetarja.

Në pritje të një përgjigjeje, gazetarja nisi ta kërkojë vetë diamatin e humbur, siç duket edhe në foton që ajo postoi në Instagram me nënshkrimin “Duke kërkuar diamantin”.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?