Ardian Ismajli i dëmtuar në fushë

Sport

Emergjencë në prapavijë para Serbisë, Ardian Ismajli pritet të mungojë një muaj

1 Tetor, 13:21| Përditesimi: 1 Tetor, 13:25

  • Share

Ardian Ismajli nuk mundi ta mbyllte dot ndeshjen e humbur 2-1 në Parma. Mbrojtësi i Torinos dhe i Kombëtares doli pas 77 minutave lojë pasi u ul në fushë dhe ndjeu një dhimbje muskulare, e cila sipas medieve në Itali mund ta mbajë jashtë për të paktën një muaj. 29-vjeçari iu nënshtrua dje testeve mjekësore dhe rezultatet nuk janë aq të mira.

“Tutosport” dhe “Sportmediaset” raportojnë se Ismajli ka dëmtim muskulor në këmbë dhe se pritet të qendrojë jashtë fushave të paktën për një muaj. Kjo do të thotë se është thuajse e pamundur që të riaftësohet në kohë për sfidën ë Botërori kundër serbëve në Leskovac, e cila do të jetë pas vetëm 10 ditëve.

Dje Ismajli festoi 29 vjetorin e lindjes dhe me gjasë shprehu dëshirën që të rikuperohet sa më parë për të qenë i gatshëm.

Situata në Kombëtare

Veç Ismajlit, e sigurt është mungesa e Marash Kumbullës i cili një javë më parë pësoi një lëndim me Mallorcan, duke mbetur jashtë për një muaj. Ndërkohë lajme të mira për Juljan Shehun, me mesfushorin që ka lënë gjithçka pas dhe është i gatshëm.

Ndeshja kundër Serbisë

Pas dhjetë ditësh (11 tetor) në Leskovac luhet Serbi - Shqipëri, sfidë e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?