Deputeti i PS, Erjon Braçe

Emërimet e PD në gjyqësor/ Braçe: Dëshmi ulëritëse, Basha nuk e fsheh dot, procesverbalet janë në Kuvend

13 Korrik 2018, 15:24| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 15:28

  • Share

Gazeta Shqiptarja.com publikoi sot një artikull ekskluziv ku dilte në dritë fakti se si përpos ish-presidentit Bujar Nishani dhe ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit, një grup deputetësh në Komisionin e Ligjeve kanë pasur rol vendimtar për zbatimin e strategjisë së Sali Berishës, për të emëruar njerëzit e tij të besuar në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, pak para se të rrëzohej nga pushteti. Një pjesë e këtyre gjyqtarëve janë kapur nga vettingu duke u shkarkuar.

Deputeti i PS, Erjon Braçe në një status në Facebook shprehet se rrezultatet e vettingut janë dëshmi ulëritëse.  Ai shprehet se kriminalizimi kaq i thellë i dy gjykatave më të larta në vend, duhet të ndëshkojë rëndë Partine Demokratike, përpjekjen e suksesshme të saj për të kapur Drejtësinë me njerëz lehtësisht të identifikueshëm si të korruptuar. Një gjë të tillë sipas Braçes, Lulzim Basha nuk e fsheh dot, pasi procesverbalet jane ne Kuvend.

Kriminalizimi më i thellë i drejtësisë që udhëhoqi Partia Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Rezultatet e vettingut, dëshmi ulëritëse.

Lulzim Basha po thote se Reforma ne Drejtesi ka zero rezultate!

E di qe te dhemb Lulzim, madje shume.

Pa me te voglin diskutim qe, Reforma ne Drejtesi do te kete nje rezultat final:

Drejtesine e Re qe i jep fund pandeshkueshmerise edhe kur nje minister, kryeminister, vret njerez ne mes te bulevardit per “bythen e tij” ne karrige!

Por deri atje, duhen kaluar pengesat qe ke vene ti!

Megjithate, gjithkush po sheh se, pastrimi i Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese nga gjyqtare te denuar, gjyqtare me pasuri maramendese por te pajustifikuar, te tjere mu si keta te ikur duke shfrytezuar mbarimin e mandatit para Vettingut apo edhe doreheqjet shpetuese, eshte nje arritje shume e madhe.

Por ka nje pike te zeze edhe ne kete arritje;

Te gjithe keta jane emeruar aty nga politika, ne 99% te rasteve nga njera ane e politikes, partia qe sot drejton Lulzim Basha.

Kriminalizimi kaq i thelle i dy gjykatave me te larta ne vend, duhet te ndeshkoje rende Partine Demokratike, perpjekjen e sukseshme te saj per te kapur Drejtesine me njerez lehtesisht te identifikueshem si te korruptuar.

Lulzim Basha nuk e fsheh dot kete!

Procesverbalet jane ne Kuvend.

Deputeti i PS, Erjon Braçe

Komento

Komente

  • Fukaraja: 13/07/2018 22:14

    Une nuk kuptoj,perse nuk u sekustrohet pasuria ketyre kriminelave dhe te arrestohen,ky eshte vetig,perndryshe kjo eshte loj.

    Përgjigju
  • geg hyseni: 13/07/2018 21:24

    Shume e drejte z.Braçe...Por edhe me uluritese eshte miratimi nga ana juaj i ligjit qe keta kriminel te drejtesise, ne vend qe te ndiqen penalisht per krimet e bera dhe tashme te vertetuara nga Vettingu, JU i lejoni te kaloine AVOKATER...Jooo...vertete kjo eshte uluritese...Lutem hiqni dore nga bllofi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?