Berat- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryepolici Ilir Proda, po prezantojnë në qarqe edhe drejtorët e rinj të policive që përzgjedhur nga faza konkurruese e fundit e zhvilluar në bazë të ligjit të ri për Policinë e Shtetit.
4 drejtorë të rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat morën detyrën. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda i prezantuan ata, në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive apo agjencive ligjzbatuese.
Sot pasdite, (17 Nëntor), në Berat u prezantua Luigj Vathi, që do zëvendësojë Kastriot Skënderajn. Hoxha vlerësoi ish-drejtorin për parametrat e larta të sigurisë në këtë qark dhe deklaroi prioritetet e mëtejshme të bluve të Beratit.
Prezantimi i drejtuesit të ri të DVP-së Berat Luigj Vathi është kryer në ambientet e kësaj drejtorie, në prani të drejtuesve të çdo sektori dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor.
Gazetarja e Report TV, Mimoza Sinanaj, informon se ministri ka theksuar gjatë prezantimit se siguria publike dhe lufta kundër krimit, në veçanti krimit ekonomik dhe informalitetit, do të jenë prioritetet e DVP-së Berat dhe jo vetëm.
Ai ka deklaruar se “roli i policisë në qarkun e Beratit ka qenë i shumëfishtë dhe kjo duket qartë edhe në parametrat e larta të sigurisë në këtë qark”.
“Detyra e policisë-ka thënë Hoxha-është të garantojë sigurinë për qytetarët dhe për turistët, të mbështesë rritjen ekonomike por edhe të ruajë trashëgiminë e vyer që ky qytet përfaqëson, të paprekur nga dëshira që ngrihen vetëm mbi përfitimin personal”, është shprehur Hoxha ndër të tjera.
Luigj Vathi vjen nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku ishte zv/drejtor dhe prej ditës së sotme (e diel) ai do të jetë në krye të DVP-Berat.
Nje eksperiment te thjeshte beni: peshoni ministrin dhe drejtorin e tij qyp me nam para dhe pas "prezantimeve"!!! Minimumi shtese deri ne 7 kile. Nga te ngrenat e te pirat! Balla pak kohe me pare njesoj iu trash qafa e gjuha, Lleshit e syllesheve paraardhes. Pocaqi zyrtare.
Përgjigju