Selia e PD

Kronikë

Emërimi i Gent Ibrahimit në krye të KLP, PD: Investim politik i Ramës për të kontrolluar SPAK-un

19 Dhjetor 2018, 17:28| Përditesimi: 19 Dhjetor 2018, 17:39

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes të Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (Lexo këtu). Në një deklaratë, selia blu thekson se kjo është prova e qartë e kapjes së sistemit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama. 

"Emërimi i Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prova e kapjes politike të organit të ri të qeverisjes së prokurorisë. Eksperti i qeverisë për reformën në drejtësi dhe kunati i ish ministres Kodheli nuk duhet ta kishte fare vendin në KLP. Por Genti Ibrahimi është aty si investimi politik i Edi Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë", thuhet në reagimin e PD.

Reagimi vijon më tej se "PD ka denoncuar kohë më parë projektin e Edi Ramës për të emëruar kryetarët e dy organeve që qeverisin drejtësinë". "Emërimi i sotëm provoi se shqetësimi i Partisë Demokratike ishte i drejtë. Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris". 

Shqetësimi i PD lidhet edhe me SPAK, pasi sipas selisë blu, përmes Gent Ibrahimit, kryeministri Edi Rama po tenton t'i shpëtojë drejtësisë duke penguar punën e SPAK në hetimin e zyrtarëve të lartë. "Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un të bëjë atë që shqiptarët presin me padurim: burg për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin", vijon më tej reagii i PD.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?