Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për emërimin e Genc Deromemaj në krye të Kadastrës së Vlorës. Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të PD në Vlorë ndërsa së fundmi ishte vetëm anëtar i partisë.
Berisha tha se Deromemaj i kishte dërguar një mesazh 10 ditë më parë se do të largohej nga partia, ndërsa shtoi me ironi se ai bëri zgjedhjen e tij, duke marrë një post që një demokrat nuk do e merrte kurrë.
"Ky person me një karrierë në PD, po që janë gjëra të zakonshme këto, nuk janë të jashtëzakonshme që njerëzit ndërrojnë parti si ky, para 10 ditëve ka dërguar një mesazh ku më informon se do largohet nga aktiviteti politik përgjithmonë. Në fakt nuk ka pasur një aktivitet, për arsye të veta, nuk e di domethënë. Por kjo është një zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris prapë, thelbin e lirisë e konsideroj të drejtën e zgjedhjes së njeriut. Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, ka marrë një post, të cilin një demokrat nuk e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij", u shpreh Berisha.
I pyetur nëse i frikësohet ikjeve nga PD, Berisha tha se s’ka dijeni të lëvizjeve të tjera. Sipas Berishës, Deromemaj zgjodhi të shkonte te partia e krimit.
“Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Nuk kam dijeni, por rasti i tij është evident. Nuk më njoftoi se do merrte një funksion në një vend ku rrinë nga 3 muaj zakonisht, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij, kaq është ajo. Investimin ai e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij, nuk kam dijeni.”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Trump konfirmoi vazhdimësinë për ‘non gratat’ në Ballkan, Berisha i shmanget pyetjes: Si të mos e shpallë zonë të rrezikshme? Kartele po, Ramaduro po...
Xh.D/r.k./ReportTv.al
