Politikë

Emërimi i Serdar Hoxhës drejtor i IKMT-së Shkodër, Alibeaj: Ushtar i Tom Doshit, zyrtarizim i aleancës së tij me Ramën

17 Qershor 2021, 17:20| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 17:49

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar pas emërimit të Serdar Hoxhës si drejtor i IKMT-së në Shkodër, duke  ekonsideruar atë si 'zyrtarizimim të aleancës së masakrës zgjedhore Rama-Doshi". Me një deklaratë për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeja tha se Hoxha ishte kandidat për deputet i PSD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe se u emërua sot në një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Sipas tij, Hoxha ka akoma një në prokurori një dosje të paverifikuar, por thotë se, sipas tij, kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme.

"Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër. Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion", tha ai.

Ndërsa sjell në vëmendje deklaratë e kryeministrit Edi Rama pa zgjedhjeve, ku mohoi çdo mundësi për të qeverisur me Tom Doshin, Alibeaj akuzon se e gjitha ka qenë një lojë dhe se "aleanca" e tyre nuk është ndalur asnjëherë

"Mediat mund t’i kujtojnë shqiptarëve deklaratën e Edi Ramës para zgjedhjeve se nuk do të qeveriste me Tom Doshin. Sot të gjithë e kanë të qartë se kjo ishte pjesë e lojës së pistë të Edi Ramës për të mashtruar publikun dhe partnerët. Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve. Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama dhe Tom Doshi janë një.  Partia Socialdemokrate është vetëm një zgjatim i Edi Ramës për të mbajtur të paprekur aleancën  me Tom Doshin, si dhe kopertura e paktit kriminal Rama-Doshi për masakrën zgjedhore të 25 Prillit.  Emërimi i njerëzve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura!", shtoi Alibeaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?