Burgu i Peqinit

Kronikë

Emërohen drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe të Elbasanit (EMRAT)

16 Korrik, 12:14| Përditesimi: 16 Korrik, 13:07

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe në Burgun e Elbasanit.

Kështu, në Burgun e Peqinit është emëruar drejtor Altin Ago. Kujtojmë se ky institucion i vuajtjes së dënimit ka qenë me drejtues të komanduar që prej Prillit 2025, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florenc Doka.

Ndërsa në Burgun e Elbasanit është emëruar drejtor Qazim Hoxha.

Emërimet e reja janë bërë një ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve.

Në lidhje me kontrollet në burgje, Report Tv mëson se janë kontrolle rutinë dhe verifikuese, pas shkrimeve që kanë dalë në media në lidhje me disa takime në Burgun e Reçit, të cilat deri më tani nuk janë verifikuar.

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?