Kronikë

'Ngjarjet kriminalet në vend'/Furtunë ndryshimesh në 10 drejtoritë vendore të Policisë, përveç Tiranës e Gjirokastrës! Lëvizje edhe në 'kupolën' e Drejtorisë së Përgjithshme (EMRAT)

5 Korrik 2021, 10:00| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 14:44

  • Share

TIRANË- Masakra e Velipojës me 4 të vrarë në mes të sezonit turistik akoma pa përmbyllur lejet për stacione plazhi, ende nuk i ka të gjithë përgjegjësit në pranga, me 3 persona në kërkim. Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë ende i ka të freskëta plagët e dhimbjes për shuarjen e një familje kthyer nga emigrimi për pushime në Shqipëri. Megjithatë, ajo që u premtua, se këto 2 ngjarje e shumë të tjera ndodhur së fundi, do të përshpejtonin reformimin e Policisë së Shtetit, tashmë është fakt.

Një sërë ndryshimet në nivel drejtuesish në strukturat vendore e qendrore të Policisë së Shtetit, u firmosën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ristrukturimi filloi nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës, me largimin e Niko Brahimajt dhe emërimin e tij në krye të Institutit të Policisë Shkencore. Kryepolici i Shkodrës tashmë është Skënder Hita, që deri më parë, mbante postin e zv.drejtorit në Policinë e Gjirokastrës. Me përvojë edhe në drejtimin e Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka pas funksionit në krye të departamentit të Sigurisë në Policinë e Shtetit, emërohet drejtor në Elbasan, një qark jo pak i lehtë sa i përket ngjarjeve kriminale që e kanë prekur në kohë. Vendin e tij e merr Neritan Nallbati, i cili lë drejtimin e Policisë së Beratit.

Në Vlorë, drejtimin e policisë e merr Bledar Çelijku, i cili vjen nga i njëjti pozicion, por në Berat. Karriera e Edmond Tarkaj si drejtor i Policisë Rrugore zgjati shumë pak. Ai do të transferohet në policinë e Beratit, ndërsa në postin drejtues të tij të Rrugores, do ta marrë Dhimitraq Ziu. Në vend të tij, si drejtor për sigurinë në policinë e Tiranës , kryepolici Veliu emëron, Luigj Vathi ish-drejtor i kufirit në Vlorë.

Edhe drejtoria e Durrësit preket nga ndryshimet. Lorenc Shehu lë drejtimin dhe shkon kryepolici i Lezhës, ndërsa Policinë e Durrësit do e drejtojë një shef komisariati, Oltion Bistri që largohet nga komisariati 2 në Tiranë. Ardian Çipa drejtor i Policisë së Tiranës në kohën e Saimir Tahirit, që u transferua për vite në Akademinë e Sigurisë, do të marrë sërish post drejtues. Ardi Veliu ka firmosur emërimin e tij në krye të Policisë së Korçës.

Lëvizjet në Policinë e Shtetit
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë     Vendore të Policisë Shkodër.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë  transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.
Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë  deri tani  transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.
Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë  së Shtetit. 
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të  Policisë  Shkencore.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 05/07/2021 21:50

    KTA FTYRAT I NJOHIM TE GJITHE... HAJDUT QE ZEVENDESOJNE NJERI TJETRIN. DISA MBLEDHIN DHE TAKSA NGA KRIMI ORGANIZUAR SI KY II..

    Përgjigju
  • Kico: 05/07/2021 19:01

    Kjo seshte reforme kjo eshte tallje. I lutem Ardi Veli qe vetem Drejtorin e Sarandes Syrja Bello mos te na i heqi. U mesuam me te. Rama kot e kritikon.

    Përgjigju
  • çfare te thuash: 05/07/2021 16:12

    Po ç'furtune thoni, keta te njejtet fytyra jane. Laj thaj keta vetem u nderrojn vendet me njeri tjetrin. Po mire ja beni se keni gjetur

    Përgjigju
  • Faik: 05/07/2021 16:00

    Keto sjane ndryshme asnje i ri te gjithe si me pare.

    Përgjigju
  • vcxrtf: 05/07/2021 15:59

    Te njejtet emra, riciklohen riciklohen riciklohen..

    Përgjigju
  • E frikeshme: 05/07/2021 14:46

    Te gjithe keta jane bashkpunetor dhe te perfshire ne aferat e sajmir tahirit. Perfundimisht rama arriti ta shkaterroje policine siç askush ska bere me 100 vjet histori shteti. Keta qe ka nderruar jane personat me te pa afte dhe te kapur 100% nga krimi. Rama eshte krimi vete. I kapur je zoti Rama. Por mos harro se ka Zot. Llum burre

    Përgjigju
  • Haha: 05/07/2021 14:31

    Bilo pilafin kur do e e ricikloni.

    Përgjigju
  • Bledi: 05/07/2021 12:31

    Tani gangsteret do I zeje frika ne palce me keto ndryshime, çfare do heqin te shkretet

    Përgjigju
  • Ps 91: 05/07/2021 11:00

    Kete MITHATIN nga ma cuat xhamen.

    Përgjigju
    • koli: 05/07/2021 19:34

      po si ske turp o Ardi po prape me te koruptuarin vure ne vlore po nuk zgjidhe asnje vrasje po sa te jeshe shoku ede keckes do ngopesh me leke po pse nuk e arestone per vrasjen qe beri vrau djalin e vetem turp te keshe

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?