Klevis Qose

Klevis Qose emërohet Drejtori i ri i Burgjeve, e prezanton sot ministri Manja

13 Mars, 13:59| Përditesimi: 13 Mars, 14:12

  • Share

Tirane- Klevis Qose është emëruar në krye të Burgjeve. Mësohet se drejtori i ri pritet të prezantohet rreth orës 15:00 nga Ministri I Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ai do të zëvendësojë në këtë post Admir Abrija i cili dha dorëheqjen më 14 shkurt 2024.

 Klevis Qose prej disa muajsh mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Me herët Klevis Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Ai vjen pas nje karriere te gjate ne policinë e shtetit ndërsa është dekoruar për luftën kundër terrorizmit.

Lajmi ne perditesim..

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?