Sarandë, emërohet drejtori i ri i Kadastrës! Largohen nga detyra 5 bashkëpunëtorët e Aida Demit, u shkarkua se legalizoi truall për hotel në det

16 Janar, 15:26| Përditesimi: 16 Janar, 15:56

  • Share

Eugen Prifti është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, katër ditë pasi është shkarkuar paraardhësja e tij Aida Demi. 

Prej 6 muajsh Prifti ka qenë zëvendës-regjistrues në Sarandë. Gazetari i Report Tv Limos Didani bën me dije gjithashtu se 5 punonjës te ASHK Sarandë janë liruar nga detyra. Vendimi është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme.

Aida Demi u shkarkua nga drejtimi i Kadastrës së Sarandës, pas investigimit në media se familja e saj ka përfituar tokë që më parë ka qenë det dhe ka ndërtuar hotel. Trualli i cili është blerë me proces privatizimi në vitin 1992, sipas denoncimit, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë. Në certifikatën e pronësisë familja Demi ka shënuar më shumë metra katrorë sesa bleu.

Pas shkarkimit të saj Policia ka ushtruar kontroll edhe në zyrat e ASHK Sarandë dhe sipas burimeve policore për Report TV ditën e premte janë sekuestruar disa dosje pranë sektorit te legalizimeve dhe regjistrimit të pasurive pranë kësaj Drejtorie të cilat do të referohen pranë Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/01/2024 02:27

    Duhet shembur e hequr si titull prone pjesa e ndertuar mbi det.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 16/01/2024 22:14

    Pa sekuestro pasurie, heqja nga puna eshte kot.

    Përgjigju
  • Abc: 16/01/2024 20:26

    Nuk ka poshterim,turp e fyerje me te madhe se sa te lesh pronat e pronareve vendas ne dore te çameve. Dhe kjo ndodh kudo ku ka prona te lakmuara

    Përgjigju
  • labi: 16/01/2024 18:02

    Po nuk u morën pronat dhe po nuk i futën në burg ,,kjo punë nuk mbaron kurrë ,,KÇK ,,Vidh se maksimumi të heqin nga puna dhe gëzo i qetë gjënë e vjedhur ,, dhe jeton i nderuar dhe i rrespektuar si hajdut shëmbullor dhe i zoti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?