Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi/ Brenda dy muajsh, ndërron dy drejtor! Emërohet ish-futbollisti i kombëtares (EMRI)

19 Nëntor 2019, 18:05| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 22:19

  • Share

DURRËS- Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi! Ditën e sotme është larguar nga detyra, Arjan Cengu e ndërsa në vend të tij është emëruar Artur Çobani.

Lajmi konfirmohet nga burimet për Report Tv. Çobani, ka qenë më herët edhe regjistrues në ZRPP Tiranë. Përtej kontributit të tij si figurë politike, Artur Cobani ka qenë një nga futbollistët e spikatur të kombëtares kuqezi, si dhe lojtar i Dinamos dhe Lushnjes.

Kadastra e Durrësit ka qenë në qendër të vëmendjes muajve të fundit. Në krye të saj ka qenë Liridon Pula, por ky i fundit është nën hetim për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit.

Arrestimi i tij solli reagime të shumta politike, pasi gjatë seancës gjyqësore ishte i pranishëm edhe zv. kryeministri Erion Braçe, i cili akuzoi prokurorin e kësaj çështje, Arjan Ndoja (të cilit iu bë atentat më 1 nëntor) si i lidhur me bandat.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?