Emërohet nëndrejtori i Shërbimit Sekret! Çuçi: Konfliktet me ish-presidentin, shkak i vonesës! Meta: Gënjeshtër për të justifikuar papërgjegjshmërinë

31 Gusht 2022, 10:10| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 17:31

  • Share

TIRANË- Qeveria ka bërë edhe ndryshime në radhët drejtuese të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se është emëruar nëndrejtori Oljan Kanushi. Sipas ministrit, është bërë plotësimi i një vakance që sipas tij kishte mbetur peng i një konflikti me institucionin e presidentit.

"Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH Oljan Kanushi. Është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH, me një vakancë që u plotësua sot", tha ai.

Mirëpo, nga ana tjetër, ish-presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se kjo ishte një gënjeshtër e radhës e ‘Rilindjes’, për të justifikuar papërgjegjshmërinë e tyre. Ai thotë se aso kohe kur ishte president nuk ka pasur asnjë propozim nga ana e qeverisë. 

“Nuk ka pasur asnjë konflikt të presidentit Ilir Meta me SHISH të paktën për këtë çështje, madje përkundrazi kemi pritur propozimin nga drejtori i SHISH për zëvendësin e tij, i cili nuk ka ardhur për arsye të bllokimit që ka ardhur nga kryeministri. Kemi qenë të hapur dhe kemi bashkëpunuar me të gjithë partnerët në të gjitha fushat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare për të realizuar një propozim për këtë vend vakant vetëm prej Ramës, asnjëherë nuk ka ardhur një propozim i tillë, Çuçi është tjetër vetëm për të sh[pikur konflikte të paqena dhe për t’u përdorur. Kam qenë në gatishmëri për të emëruar çdo propozim, kjo gënjeshtër është në vazhdën e shpifjeve të tjera si ato që presidenti ka bllokuar ambasadorët, kur e dinë qe ne nuk kemi bllokuar asnjë ambasador, kjo alibi për të justifikuar papërgjegjshmërinë e tyre”, tha Meta.

Prej shumë kohësh vendi i nëndrejtorit ka qenë vakant, teksa tashmë është emëruar Oljan Kanushi, ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Kush është Oljan Kanushi

Oljan Kanushi vjen nga një eksperiencë e gjatë si professional i nivelit të lartë me përvojë 20-vjeçare në sektorin publik dhe privat. Ai është drejtues me njohuri të thella mbi ekonomitë në zhvillim, ndërtimin, ngritjen dhe transformimin e organizatave. 

Kanushi ka kryer me sukses disa përvoja profesionale në sektorin publik si: Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike dhe Zëvendës Shef i Misionit për Republikën e Shqipërisë në Turqi, Këshilltar i Kryeministrit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Pika e Kontaktit në Shqipëri për Komisionin Evropian mbi sigurine dhe SME ne kuader te Horizon 2020.

Mes detyrave të ushtruara, Kanushi ka mbajtur edhe pozicionin e Koordinatorit në Sekretariatin Teknik për Projektet e Zhvillimit Strategjik në Kryeministri, si dhe Drejtor i Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri. 

Kanushi eshte diplomuar edhe pranë Akademisë së Trupave të NATO-s, në Selanik, si dhe është certifikuar nga Universiteti George Ëashington.

1661943660_oljankanushi.jpg

 Nëndrejtori i ri SHISH Oljan Kanushi

 

 

Ora 17:15
Profili/ Kush është Oljan Kanushi, nëndrejtori i ri i SHISH

1661959622_oljankanushi696x389.jpg

Profili i Oljan Kanushit, nëndrejtorit të ri të SHISH

Oljan Kanushi vjen nga një eksperiencë e gjatë si professional i nivelit të lartë me përvojë 20-vjeçare në sektorin publik dhe privat. Ai është drejtues me njohuri të thella mbi ekonomitë në zhvillim, ndërtimin, ngritjen dhe transformimin e organizatave.

Kanushi ka kryer me sukses disa përvoja profesionale në sektorin publik si: Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike dhe Zëvendës Shef i Misionit për Republikën e Shqipërisë në Turqi, Këshilltar i Kryeministrit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Pika e Kontaktit në Shqipëri për Komisionin Evropian mbi sigurine dhe SME ne kuader te Horizon 2020.

Mes detyrave të ushtruara, Kanushi ka mbajtur edhe pozicionin e Koordinatorit në Sekretariatin Teknik për Projektet e Zhvillimit Strategjik në Kryeministri, si dhe Drejtor i Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri.

Ai ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit. Pasi u diplomua me gradën Bachelor dhe Master Shkencor në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit “Aristotel” të Selanikut, kreu studime pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës, si dhe përfundoi kursin master për Studime Globale në Goteburg të Suedisë.

Me një diplomë nga Kolegji i Europës në Bruge të Belgjikës, nga Universiteti i Shkencave Politike në Paris, dhe me dy kurse ekzekutive nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard, z. Kanushi zotëron një dosje të gjerë edukimi pasuniversitar.

Kanushi eshte diplomuar gjithashtu pranë Akademisë së Trupave të NATO-s, në Selanik, si dhe është certifikuar nga Universiteti George Ëashington.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lili bujari: 31/08/2022 20:19

    Oljan Kanushi e meriton një detyrë kaq të lartë.Ka vleresime të tjera ,të shkëlqyera për të.Punë të mbarë ❤️????????????

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/08/2022 17:48

    Ky Kanushi i pergatitur nga amerikanet mos shkarkohet si Gledis Nanaj.

    Përgjigju
  • Koli: 31/08/2022 17:45

    Ekspertize e papame. Vetem se keni harruar masterin afer SOROS....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?