Marko Kaseti, trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, ndihmës i Panuçit

Sport

Emërohet një trajner i ri në Kombëtaren Shqiptare

7 Maj 2018, 17:13| Përditesimi: 7 Maj 2018, 17:17

  • Share

Ndryshime në stafin e Kombëtares. Ish-mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares italiane, Marko Kaseti, do të jetë ndihmësi i Panuçit dhe do të zëvendësojë Paolo Rodolfin, i cili do të marrë postin e vëzhguesit të talenteve.

Kaseti pritet në nisë punën në fund të majit dhe do të debutojë në stolin e kuqezinjve në miqësoret e planifikuara, ndaj Kosovës dhe Ukrainës, më 29 maj dhe më 2 qershor.

40-vjeçari është një njohje e vjetër e Panuçit, pasi së bashku kanë luajtur te Roma për disa vite. Në të kaluarën, ish-mbrojtësi ka veshur fanellën e Veronës, Leçes, Udinezes, Uatfordit dhe Komos.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?