TIRANË- Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Tiranës për Hetimin e Krimeve, Arsen Sinomari, në vend të tij do të vendoset Altin Merizaj.
Arsen Sinomari ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion për disa shkaqe familjare, siç ka thënë ai.
Ndërkohë Altin Merizaj do të jetë i komanduar në vend të tij.
Altin Merizaj ka qenë nëndrejtor nga Drejtoria e Kufirit dhe e Emigracionit në Durrës.
Komento