Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Pallatin Chigi, Komisionerin europian për Punët e Brendshme dhe Emigracionin, Magnus Brunner, në kuadër të vizitës së tij të parë në Romë.
Në qendër te bisedimeve ishin politikat migratore dhe iniciativat e ardhshme, përfshirë një rishikim për konceptin e vendeve të sigurta. Vëmendja kryesore ishte mbi zgjidhjet e mundshme për protokollin Itali-Shqipëri.
Ndërkohë sa i takon politikave europiane për emigracionin, Brunner ka theksuar se Pakti mbi Emigracionin dhe Azilin, ka një bazë të mirë, por nuk është mjaftueshëm, pasi ka disa mangësi, dhe ka bërë të ditur se do punohet për këtë gjë, e javët e ardhshme do të prezantojë një normative legjislative mbi Riatdhesimet e emigrantëve.
Presidentja Meloni përsëriti gjithashtu mbështetjen e saj për një kuadër rregullator europian më efikas për kthimet e emigrantëve, në prag të paraqitjes nga Komisioni të një propozimi specifik ligjor.
Në rrjetin social “X” komisioneri i lartë i BE shkruan se Pakti mbi Azilin dhe Emigracionin është prioritet për këtë vit, dhe çdo gjë do të bëhet me shpejt.
“Faleminderit, Giorgia Meloni, për pritjen e ngrohtë në Pallatin Chigi. Italia është një partner kyç për Komisionin në menaxhimin e migracionit. Zbatimi i Paktit për Azilin dhe Migracionin është një prioritet për këtë vit – aty ku mundemi, do të veprojmë më shpejt. Diskutuam gjithashtu një qasje të përbashkët për kthimet, si hallka munguar e Paktit, dhe eksploruam ide të reja për menaxhimin e migracionit.
Sa i përket sigurisë së brendshme, trajtuam kërcënimet e reja gjeopolitike dhe ato në hapësirën online – elementë kyç të strategjisë që do të paraqes në mars”, shkruan ai.
Komente
