Situata nga zjarret në Greqi

Kosova & Rajoni

Emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin Arta-Janinë për shkak të zjarreve në Greqi

13 Gusht, 09:59| Përditesimi: 13 Gusht, 10:00

  • Share

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që lidh Artën me Janinën në vendin e quajtur Filipiadha.

Situata ishte e rrezikshme pasi autobusë dhe autovetura u detyruan të kthehen mbrapsht në krah të kundërt për më shumë se 1 kilometër në autostradë për të mos rrezikuar jetën e udhëtarëve nga zjarri.

U desh ndërhyrja e zjarrëfikësve të cilët vunë nën kontroll flakët për të bërë të mundur kalimin e sigurtë të autobusëve me udhëtarëve.

Ndërsa situata në zonën e Ahajias në afërsi të patrës mbetet dramatike.

Disa shtëpi janë djegur ndërsa mbetet i bllokuar prej disa orësh aksi që lidh Patrën me Pirgosin. /TCH

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?