(VIDEO+ FOTO) Emigrantë të armatosur tentojnë të marrin peng anijen turke në Napoli! Forca Speciale e Marinës ushtarake neutralizon pengmarrësit, arrestohen autorët

10 Qershor 2023, 09:10| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 10:52

  • Share

Forcat speciale të marinës ushtarake italiane kanë ndërhyrë për të neutralizuar një pengmarrje të një anije mallrash që lundronte nga Turqia në Francë, pasi 15 emigrantë me thika tentuan të marrin peng anijen teksa lundronte në Gjirin e Napolit.

Operacioni special u zhvillua në Detin Tirren, në brigjet e Napolit, nga ku forcat speciale 'San Marco' të marinës ushtarake, zbritën nga helikopterët për të neutralizuar grupin e emigrantëve që kishin sulmuar anijen Galata Seaways, bën me dije agjencia e lajmeve italiane Ansa.

Anilja, e cila ishte nisur nga porti Topcular në Turqi më 7 qershor, po udhëtonte drejt Francës në portin e Sete dhe ishte planifikuar të mbërrinte të shtunën.

Mirëpo gjatë udhëtimit anija u sulmua nga 15 emigrantë “piratë”, të cilët ishin të pajisur me thika.

Me të marrë informacion ushtarët italianë bllokuan menjëherë një pjesë të grupit të sulmuesve që kishin ende me armë në dorë.

Në pranga kanë rënë 5 persona të grupit që mbante thikat në duar të cilat më pas u sekuestruan nga policia. Ndërsa tre emigrantë do të hetohen në gjendje të lirë për armëmbajtje pa leje. Raportohet se emigrantët janë me origjinë siriane, afgane dhe irakiene.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahipi: 10/06/2023 12:25

    Pse si bejn ushqim per peshk

    Përgjigju
  • Malsori: 10/06/2023 11:21

    Kto jane mbeturinat e njerzimit,kto specie te fëlliqura te njerëzimit jane mësuar veq me kamxhik tek koka edhe te rrin shpellash me byth përpjetë,kto se meritojnë te jetojnë ne qytetërim edhe liri

    Përgjigju
    • Loku: 10/06/2023 11:51

      Qyterimi iliri me shpellar qe jetojn akoma me gjakmarrje

  • Eri: 10/06/2023 10:37

    Do hetohen ne gjendje te lire!!!!!! Tmerr ..me arme be dore po ata jane kriminele..kthejini ne shkretetirat nga vijne...mos u jepni kurre azil ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?