Në një kohë kur puna për “goditen” e paligjshmërisë vijon, policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale.
Një 37-vjeçar T.D, banues në Durrës është kapur nga policia e teksa po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit të Kosovës, me premtimin se do t’i dërgonte drejt vendeve të BE, kundrejt pagesës.
Gjatë kontrolleve rutine të policisë, të riut E.P, i cili po udhëtonte me motorin e tij iu gjet në kasën mbrojtëse një sasi e lëndës narkotike kokainë, e cila dhe u sekuestrua.
E.V, 43 vjeç , i shpallur në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje” pasi me datë 27.08.2021,ka goditur me sende të forta shtetasen A. M, është kapur dhe arrestuar nga policia.
Policia arrestoi personin e shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.10.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij. Edhe i shpalluri në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, është vënë në pranga nga policia.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. M., 44 vjeç pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale "Drejtim i automjeteve në mënyrë të pa rregullt".
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:
M. M., 20 vjeç, M. T., 32 vjeç, E. Sh., 29 vjeç dhe O. K., 25 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.