Keir Starmer dhe Giorgia Meloni

Emigrantët/ Anglia sytë nga Shqipëria? Kryeministri britanik: I hapur për dërgimin e azilkërkuesve, dua të shoh si funksionon marrëveshja me Italinë

15 Shtator, 12:56| Përditesimi: 15 Shtator, 13:01

  • Share

Kryeministri britanik Keir Starmer është vendosur në qendër të mediave britanike, pas një komenti që ka bërë lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve. Ndërsa është pyetur nga gazetarët mbi këtë marrëveshje, Starmer thotë se është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri.

Ai do të mbajë një minisamit me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Kryeministri britanik u tha gazetarëve që udhëtonin me të në Uashington DC përpara se të fluturonte për në Romë se është i interesuar të shohë se si funksionon marrëveshja e Italisë me Shqipërinë.

“Le të shikojmë. Unë jam i interesuar për mënyrën si funksionon. Mendoj se edhe të gjithë të tjerët këtë po bëjnë”, -ka deklaruar kryeministri Keir Starmer.

“Starmer i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri si skema italiane”, ky është titulli i ‘The Independent’.

Ndërkohë, 'The Telegraph' e ka titulluar artikullin: ”Starmer hap derën për skemën e emigracionit në Shqipëri për të zëvendësuar Ruandën”.

Brenda disa ditësh pas marrjes së pushtetit në korrik, Sir Keir anuloi marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e emigrantëve në Ruanda. Por ai tani duket i hapur ndaj skemave të ngjashme me vende të tjera.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/09/2024 04:04

    E shikoni cfare precedenti krijoi Kryepyka me /borxhin/qe gjasme i kishte Italise! Po ndaj GB cfare /borxhi/ kemi,apo i kemi /borxh/shtepite e barit e cunat e Londres qe i mbrojti me aq <<pathos kombetar>> /Kaloresi i fytyres se vrerosur/?! Ka ardhur koha qe t'a dergojme /Don Kishotin/ tone ne /Ruanden/e tij elektorale!

    Përgjigju
  • Beni: 15/09/2024 15:00

    Nuk u shkin mendja shteteve apo fuqive te huaja. Lidershipet shqiptare vetofrohen ne kembim te mbeshtetjes dhe pushtetit abuziv te brendshem pa kufij. Pas mbeshtetjes direkte dhe brutale amerikane te viteve 90, Berisha i pare lejoi bazat sekrete te CIA ne Tirane (e quajtura "Shtepia me gjethe") ku "interrogonin" me thes ne koke! Berisha i dyte mori ish te burgosurit e Guantanamos e jo dosido por syresh qe ishin terroriste prej verteti. Dhe qe asnje shtet nuk pranonte ti merrte. Berisha i trete madje u vetofrua per MEK apo muxhahedinet iraniane por ehe, qe vone dhe demi me Gerdec e 21 Janar qe bere. Deshmoret e 21 janarit tashme qene te tij. Si ata te Shkodres per Saline. Rama i pare e dhjeu me lendet kimike siriane kur zbulimi francez voli mire Ditmir Bushatin e publikoi planet si pa te keq. Bolino nxitoi te ndihte per zhulimin italian per te gllaberuar miliarda usd qe qene destinuar per Shqiperine. Por Rama i dyte vetem sa i rriti cmimin interesit amerikan kur per marrveshjen iraniane i beri qoke Obames per te mbeturit e MEK ne Irak. Kesaj radhe amerikanet sollen ne Tirane ujkun e vjeter ose nje te derguar special qe te mos u prishej pazari. Ishte kjo koha kur Rama e ndjeu mire lezetin e ketyre puneve. Me te ardh Trump e kur administrata e tij kerkonte si ta conte per Nobel, u faneps Rama me hanxharin drejt Kosoves se Kurtit per ti qethur veriun! Ajo pune u prish por miqesia mes maskarenjeve washington tirane u forcua. Sidomos tashme qe ai eshte aseti nr.1 per te grumbulluar inteligjence direkte nga Erdogani Turqise dhe Vucic i Serbise. Shqiperia baze e emigracionit ilegal te BE niso me heret me epoken e fundit Merkel kur miliona u dynden ne Europe. Perkunder gatishmerise serviliste ramiste, BE nuk qe gati. Me pare kishin nevoje te benin ose qepnin letrat. Marreveshja Meloni eshte testi dhe kerkon nje vit eksperimentim. Ndaj edhe Anglia ktheu syte disa vite me pare nga Shqiperia: Itani dhe Emigracioni. Ne kembim ata qene te lumtur ti jepnin nje fleterrufe "nongrate" Berishes. Kjo eshte fatura e Rames per ta: Berisha dhe Meta ne burg ose jashte skenes politike. Qe po realizohet. Te dy keto te fundit do kishin bere njesoj si Rama por fati dhe koha nuk i ndihi. Shqiperia tashme eshte e kapur keqazi sa nga krimi i orgabizuar aqsa dhe korrupsioni i rende nderkombetar. Ku korrupsioni politik eshte akut. Shqiptaret, ata pak qe kane ngelur, nuk e luftojne gjendjen. Ata e duan dhe mbeshtesin ate. Sepse pelqejne jo rendin ligjor por paligjshmerine, jo ndershmerine por zhvatjen, vjedhjen dhe dorovitjen. Shkurt, SHBA dhe BE u kane gjetur kapakun dhe do tua shuajne rracen shqiptare ne 50 vitet e ardhshme. Fundja pse te demtojne te tyren!

    Përgjigju
  • Prap?: 15/09/2024 14:51

    Mos se eshte gjynah. Ne Vuno do ishte mire ama as atje jo

    Përgjigju
  • Tirona: 15/09/2024 14:43

    Mos e rruj hiç plako se historikisht politik vërku kena pas ne,antishqiptare.Ka ven ene për ato që keni ju tepër anej.Mvje keq për Gjermont e Spanjollt se ngelën të funit.T'kishin pru ene ato nji dor refugjatësh mir do ishte

    Përgjigju
  • sapa: 15/09/2024 14:16

    Ja u ka plotesuar deshirat Antishqiptari me i madh qe ka nxjerre kombi shqiptar:RAMA.

    Përgjigju
  • emigranti: 15/09/2024 13:41

    Pse te mos i sjellesh? Ne u beme qender pritje refugjatesh pa u futur akoma ne BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?