Foto ilustruese

Emigrantët braktisin gomonet? Media britanike: Shqiptarët futen në Britani si ‘shoferë’ në kamionët me produkte Krishtlindjesh

11 Nëntor 2022, 22:42| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 07:46

  • Share

Duke qenë se kalimi në kanalin e La Manshit me gomone bëhet më i rrezikshëm për shkak të dimrit, trafikantët kanë oferta të reja për shqiptarët. Në Tik Tok nuk ndalen reklamat ndërsa ata ofrojnë udhëtime të sigurta me kamion, taksi por edhe avion.

Trafikantët i ofrojnë emigrantëve që të paguajnë shifra deri në 18 mijë paund që t’i regjistrojnë si shoferë të dytë në kamionët që transportojnë produkte festive, shkruan Daily Mail. Kjo duket si një mënyrë më e mirë se të fshihen në pjesën e mbrapme.

Megjithatë nuk lënë pa reklamuar edhe emigrimin me gomone.

Debatet mbi emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Britaninë e Madhe kanë qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit. Ndaj deklaratave të bëra nga sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ka reaguar kryeministri, Edi Rama i cili tha se pjesa më e madhe e shqiptarëve që ndodheshin në Britaninë e Madhe punonin rregullisht dhe paguanin taksat përkundër nga çfarë pasqyrohej në mediat britanike.  

Ndërkohë, ditë më parë, u raportua për një marrëveshje historike mes Britanisë së Madhe dhe Francës sa i përket frenimit të emigracionit të paligjshëm.

Komento

Komente

  • Liberalizimi: 11/11/2022 23:33

    Vetëm liberalizimi vizave e zgjidh problemin ose mbyllje me referendum për ambasaden britanike në Tirane ! Ska zgjidhje tjeter !

    Përgjigju
    • Parruca: 12/11/2022 01:10

      Britaniket po perpiqen per te kunderten or mik. Ata nuk shqetesohen se shqiptaret po udhetojne ne kushte te keqia dhe te rrezikshme dhe po trafikohen. Ata po ankohen se pikerisht po hyjne ne Britani. Ti po thua qe ti lejojne me duart e veta.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?