Kronikë

Një grup emigrantësh në Gjadër në ‘protestë’, shkatërrojnë mobiliet e dhomave! Vihen në izolim (PAMJET ME DRON)

14 Prill, 23:53| Përditesimi: 15 Prill, 16:56

  • Share

GJADËR- Një grup emigrantësh në kampin e Gjadrit në Lezhë kanë kryer veprime të dhunshme duke detyruar autoritetet të shtojnë masat e sigurisë. Situata sot në Gjadër, paraqitet e qetë siç shihet në pamjet me dron që sjell Report tv. Emigrantët që shkaktuan incidente mbrëmjen e se hënës, 14 prill, janë futur menjëherë në izolim. Nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare por burime brenda kampit thanë se një grup prej afro 10 emigrantësh kanë shkatërruar mobilet e dhomave dhe kanë thyer xhamat. Autoritetet italiane kanë ndërhyrë menjëherë, duke dërguar në ambientet e izolimit ‘grupin e dhunës’.

Burimet thanë se po hetohen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa theksohet se situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk është cenuar siguria e kampit.

40 emigrantët që mbërritën në Shëngjin me anije ‘Libra’ me 8 Prill, janë kontigjent kriminal ndaj iu është refuzuar azili në Itali. Bëhet fjalë për persona të akuzuar ose të dënuar për krime; vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime të rënda, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje, nxitje të miturve dhe posedim të lëndëve narkotike.

Ata do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit derisa të deportohen në vendet e tyre të origjinës. Afati maksimal i qëndrimit do të jetë 18 muaj.

Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë. Por me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bom: 15/04/2025 17:57

    Guxoni të lejoni të dalin prej aty! Turp Edi Rama, turp Giorgia Meloni, Edi Rama që e shiti Shqipërinë, dhe Giorgia Meloni që na përdor, dhe për paaftësinë ta zgjidhë BRENDA ITALISË problemin E ITALISË, JO TË SHQIPËRISË!

    Përgjigju
    • Or tej: 15/04/2025 19:37

      Te lirohen te gjithe nga ai kamp e te fusim brenda ata pak te ndershem qe kane ngele ne vend dhe te ruhen nga policet italiane. Perjashta kampit te qendroje llumi, kriminelet, parazitet, sahanelepiresit, pushtetaret e opozitaret or teeeejjjjj.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?