Avokati Spartak Ngjela e shikon si një marrëveshje normale mes Shqipërisë dhe Italisë për sjelljen e emigrantëve në Gjadër. Ngjela thekson në Studio Live për Arbër Hitajn se Italia ka mbajtur 1 milion shqiptarë emigrantë.
'Nuk është çështje anormale. Ka marrëveshje miqësore të mirë Shqipëria me Italinë. Një favor që bën një shtet ndaj një tjetrit ka brenda pyetjen si i kanë marrëdhënien. E dini që Italia e ka mbajtur 1 milion shqiptarë emigrantë. I ka paguar. E dini që ajo mirëqenia vjen nga paraja që dërgojnë emigrantët në Shqipëri. Kishte një nevojë dhe shteti shqiptar ia dha. Nuk po fiton territor. Ne i dhamë një ndihmë. Pastaj sa do jenë fitime, pyesni kryetarin e qeverisë. Nuk shoh ndonjë gjë që godet personalitetin e Shqipërisë.'
Sipas tij nuk duhen krijuar tensione, pasi asgjë e keqe nuk i vjen Shqipërisë nga perëndimi apo një vend anëtar i NATO
'Do vazhdojmë marrëdhënien me Italinë. Janë 800 mijë shqiptar të punësuar në Itali. Dhe dërgohet 3 miliard euro në Shqipëri. Duke e parë me këtë optikë nuk duhet të krijojmë tensione. Derisa shteti shqiptar i ka pranuar ka garantuar sigurinë kombëtare. Do shihet hap pas hapi. Ndihmë që i dhamë është kthim përkrahjes që kanë bërë.'
Sa i përket kundërshtive të opozitës me Metën e Berishën që kanë bërë thirrje për protesta, Ngjela vijon duke thënë se Berisha duhet të përgjigjet se çfarë pasigurise sjell Beogradi.
'Berisha bën mirë të shikojë se çfarë pasigurie sjell Beogradi. Ta dëgjojë mirë këtë. Nuk kemi pasur ndonjë herë pasifuri nga Italia. Është vend i NATO. Serbia nuk është vend i NATO. Thuajini Saliut, më tha Ngjela thuaji.'
Bota e ka kuptuar qe sperma komuniste akoma-lundron ne Tirone me keto idiot imazhi shqiperise u ul, sot ska me media as rini me mire mos komento , shqiptaret ne itali i ka mbajt puna Kane punuar me mashtrues u eshte qi*ë mamaja dhe ka pas raste as paguar si kane! Mos nxirrni me ne TV persona mbi 63 vjec e Kane mbaruar ciklin politik dhe opinionin qyretar! Zona jugut ne Shqipëri kane tipare jashtqitje njerezore , I keni cdo dite mediave sperma te ngrysura !
Përgjigju