Emigrantët e parë në Shëngjin, Meta: Të ngrihemi në protestë! Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë e vonuar

16 Tetor, 15:39| Përditesimi: 16 Tetor, 17:25

  • Share

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta në një konferencë për mediat ka komentuar nisjen e zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Për Metën, shqiptarët duhet të ngrihen në protestë në Shqipëria mos të kthehet në një vend konglomerat emigrantësh.

“E gjithë Shqipëria duhet të ngrihet në protestë në mënyrë që ky të mos jetë më një vend konglomerat emigrantësh, të huajsh dhe ku mos flitet më as gjuha Shqipe. Të gjithë duhet të ngrihen në këmbë”, tha Meta.

Të vonuar e quan hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë, edhe pse Meta thotë se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

“Nisja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë edhe pse ekstremisht i vonuar. Ky është një sinjal i qartë, se perspektiva europiane e rajonit është e gjallë dhe mbetet alternativa e vetme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

E vërteta është se kemi humbur shumë kohë dhe se Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë në këto 11 vitet në pushtet të “Rilindjes” që të ishte lokomotiva që udhëhiqte procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Por e  kundërta ka ndodhur pavarësisht se gotat e shampanjës për integrimin dhe celjen e Negociatave, janë ngritur disa herë dhe në fakt të gjitha rezultuan mashtrime të pacipa. Shqipëria nis negociatat, që nuk mund të shtyheshin më, si Narkoshtet, ku Kryeministri, ministra dhe zyrtarët më të lartë të Policisë janë të implikuar direkt në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të faktuar për  lidhjet e tyre të drejtpërdrejta me kartelet më të rrezikshme të narkotikëve në Kontinent dhe në Botë”, tha Meta.

Një koment e ka edhe për dënimin e Salianjit, për të cilin thotë se nuk u surprizua aspak nga vendimi i ‘togave të zeza të Ramës’ për të mos pezulluar vendimin e dënimit me 1 vit burg.

“Asnjë surprizë nga Togat e Zeza të Edi Ramës në sistemin e Ramaformës, pra të drejtësisë. Unë dje, me kërkesën time vizitova Deputetin zemërluan të PD-së dhe të Opozitës, z. Salianji, I dënuar politik në burgun e Fierit dhe njëherë tjetër shpreh bindjen time se kjo burgosje politike tregon tmerrin e Narkoregjimit nga fuqia denoncuese e Opozitës së vërtetë dhe sidomos nga faktimi që ju është bërë lidhjeve në nivelet më të larta të Narkoqeverisë me trafikun Ndërkombëtar të drogës dhe është edhe një tmerr edhe për zgjedhjet që vijnë, sepse kujtojnë se në këtë mënyrë do të frikësojnë deputetët, opozitarët, gazetarët e pa blerë në denoncimet e ardhshme të cilat do të intensifikohen”, vijoi Meta.

Sa i takon protestës që PD ka paralajmëruar në Parlamentin Europian, Meta thotë se është vendimi drejtë, por pak i vonuar.

“Ky është një vendim shumë i drejtë, e ndoshta edhe pak i vonuar, Opozita dhe shqiptarët kudo në botë, në vendet e BE- së, në të gjitha vendet e Nato- s, duhet të dëgjohen para të gjithë këtyre Institucioneve, që të mos tolerohet më kjo kapje e Shtetit dhe ky sundim i mafias në një vend anëtar të Natos-s dhe në një vend që duhet të jetë anëtar I BE- së”, vijoi Meta.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zumba: 16/10/2024 20:37

    Sa here e dhjet Rama , nxit Meten ose Birishën te bejne pseudo opozite , hajde barcaleta? Ku eshte Arlind qori pse nuk ben protesta! Vend kameleonesh !

    Përgjigju
  • toni: 16/10/2024 17:49

    KE TE DREJTE,,DUHET TE NGRIHEMI TE C'RRENJOSIM KETE CIBAN NGA TOKA JONE,,,ITALIA HEQ TE ZINJTE NGA SHTEPIA E VET DHE NA I SJELL NEVE....

    Përgjigju
  • populli: 16/10/2024 17:00

    ike ore like se te doli boja ty dhe berishes

    Përgjigju
  • Hyyyy: 16/10/2024 16:52

    Kafshe pis muti je o lopa e Cepanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?