Emigrantët fituan të drejtën e votës, kreu i Lëvizjes së Diasporës: Do ndryshojmë mënyrën sesi politikanët do të sillen në fushatë! S'duam vende të caktuara në Kuvend

30 Dhjetor 2022, 11:22| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 11:39

  • Share

Florian Haçkaj, nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë në një intervistë për Report Tv thotë se vota e emigrantëve do të ndryshojë mënyrën se si do të bëhet fushatë në Shqipëri.

Gjatë intervistës për gazetarin Andi Kapxhiu, në emisionin ‘Shtypi i Ditës’, Haçkaj u shpreh se kur të zgjidhjet kjo votë oferta politike do të ndryshojë. Për Haçkajn, Lëvizja për Diasporën, kërkon që mos të ketë vende të caktuar në Kuvend për to, por të përfaqësohen në bazë të interesave dhe shqetësimeve që ato kanë.

'Duke dashur të jep pozitiv më lejoni të përmend diçka pozitive është nënshkruar marrëveshja e nisjes së ndërsjellë të pensioneve. Kjo është diçka pozitive. Një që na vret më shumë është ikja masive e shqiptarëve me gomone drejt Britanisë së Madhe. Ne mundohemi të nxjerrim ku janë problematikat që njerëzit ikin. Në si lëvizje jemi fokusuar tek shqiptarët e Shqipërisë. Shqiptarë të Shqipërisë janë 1.7 mln në diasporë dhe nga këto 1.4 mln me të drejtë vote. Kemi pastaj dhe ikjet masive që sigurisht nuk figurojnë në këto statistika. Minimum 500 mijë kanë ikur 10 vitet e fundit. Aty kanë qenë dy pika tek padia e jonë që nuk u mundësua vota e diasporës dhe cenimi i të drejtës. Ju hoq e drejta për 500 mijë shqiptarët.

Një shtet diaspore si i joni duhet të ketë fushatë edhe jashtë. Kur të zgjidhet kjo votë oferta politike duhet të ndryshojë. Nuk mund tu flitet njëlloj. Ne ngulim këmbë sesi do të votohet. Shumica e vendeve që kanë diasporë të madhe e kanë siç e kemi në sot. Në dëshirojmë mos të ketë vende të caktuar në parlament, për 3 vende ta zëmë. Nuk duam këtë. Jo një zonë e veçantë në Kuvend. Jemi në një linjë. Ne kemi të drejtë vote dhe atë nuk na e heq njeri. Diaspora mban në këmbë ekonominë shqiptare me remitancat. Duhet të flasim për remitanca sociale duke i mbajtur njerëzit me të mira. Vendimet e mëdha na prekin edhe neve. Nuk qëndron argumenti që ne jetojmë këtu dhe nuk na prekin. Ne fokusohemi teksa shqiptarët që kanë lidhje me direkte me Shqipërinë. Janë shqiptarë që kanë banime jashtë vendit. Procesit i votimit do të jetë për çdo shqiptar që dëshiron të votojë.’- u shpreh Haçkaj.

Sa i takon amnistisë fiskale, Haçkaj tha se është diçka për të pastruar paratë, pasi nuk ka emigrant që të fitojë me punë të ndershme 2 mln euro.

‘Jam totalisht kundër për amnistinë fiskale. Bëhet fjalë për shuma në 2 mln euro. Më thoni sa emigrantë njihni duke punuar me punë të ndershme që të bëjnë aq shumë punë. Kemi frikë se është diçka për të pastruar para. Nëse ka përmirësim nga ana ligjore.’- tha Haçkaj.

E drejta e emigrantëve për të votuar u shkel në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ndaj politika duhet të garantojë ndryshimet ligjore për ta bërë këtë gjë të mundur brenda  një viti. Kështu bëri me dije Gjykata Kushtetuese, ndërsa ka pranuar pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’. Në dispozitivin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se është konstatuar cenimi i së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. Ndaj Kushtetuesja urdhëron detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim lidhet vetëm me zgjedhjet parlamentare, çka do të thotë që zgjedhjet e 2025 do të bëhen me votën e emigrantëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/12/2022 01:22

    Komentues te dashur,ju mund te na tallni,te na qeshni,te na fyeni,por pa voten e diaspores,ju keni per te mbetur ne meshiren e politikaneve qe ju shesin e ju blejne si te duan,ju marrin voten per nje thes miell,nje celular,apo nje vend pune, te cilin mund t'a humbni kur vjen miku tjeter i radhes,apo kur nderohet administrata.Ndersa politikanet notojne ne pasuri maramendese, ju prisni me sy nga qielli per remitancat e kesaj diaspore me te cilen talleni per te perballuar veshtiresite ekonomike e financiare.Ju me kujtoni cecenet e sotem qe luftojne ne krah te Putinit.Ruset historikisht,i vrane,i therren,u moren atdheun e tyre,i c'nderuan e i c'fytyruan(figurativce po flasim),dhe sot lideri i tyre ben be'per koke te Putinit,keshtu jeni dhe ju.Beni be'per Putinet e Shqiperise(politikanet) dhe talleni me diasporen(pro perendimoret e vertete)qe kerkojne te drejten e votes dhe kerkojne t'ju nxjerrin nga bataku ku keni mbetur.

    Përgjigju
  • hektor: 30/12/2022 14:01

    Ky Florjan Hacka eshte RRK komplet eshte nje mbeshtetes qorr i Sali NON GRATES.

    Përgjigju
    • Partizoni: 30/12/2022 14:25

      Po normal qe o mbeshtetes i Salih berishovicit. Ngaqe nuk mori postin e premtuar nga Basha, tani kthehet te Salehu. Ky robi, te mos rrije ne zvicer ( aty ku e rregulloi genc ruli) po te kthehet ne tiron e te shohim si do ndihet masnej. Per llap llap jena te gjithe zote, po me vepra vk eshte. Apo rri ne zvicer te kullandrisi leket e Rulit e te hapet b…. me zotesine e vjehrrit.

  • Edi: 30/12/2022 13:29

    KY DO NA PERFAQESOJE NE. SHUME KEQ E FILLOI DO NDALOJE IKJEN E SHQIPETARVE KY . PSE SE FILLON NGA VETJA KY TE KETHEHET NE SHQIPERI. TELA ME GJEMBA DO VRRE PRAP NE KUFI KY SE VETEM ASHTU MUND TE NDSLOHET IKJA. POR KY QENKE DHE PER AMNISTINE NE NJE VIJE ME BERISHE SERBIN DHE ILIR MUTEN TI NUK JE AI QEI DUHET SHQIPETARVE. SHUME KEQ E FILLOVE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?