Sociale

Emigrantët kthehen për Pashkë në vendlindje! Mbi 4 mijë persona hynë sot nga kufiri i Kapshticës, s'ka radhë

17 Prill, 16:40| Përditesimi: 17 Prill, 16:49

  • Share

KAPSHTICË – Kjo e enjte ka shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit të qytetarëve shqiptarë që hyjnë përmes pikës kufitare të Kapshticës për festën e Pashkës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë nga Greqia në territorin shqiptar 4147 persona. Nga ana tjetër, numri i qytetarëve që kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë është ndjeshëm më i ulët – 2426 persona janë regjistruar në dalje gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Pavarësisht fluksit të shtuar, situata në pikën e kalimit kufitar është paraqitur e qetë dhe e menaxhuar mirë. Qytetarët që kanë udhëtuar shprehen se nuk kanë hasur asnjë problem, si në doganën shqiptare, ashtu edhe në atë greke.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur të kthehen në atdhe për të festuar Pashkët pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre. Fluksi pritet të vijojë në rritje deri të shtunën.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?