Kronikë

Shkodranët e fierakët në radhë sfilitëse për t'u pajisur me pasaporta

17 Gusht 2021, 13:12| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 14:31

  • Share

Në Fier ka një fluks të lartë në dyert e aplikimit të pasaportave dhe ID. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të ardhjes së emigranëtve në  atdhe, të cilët u duhet të përballojnë  temperaturat e larta e diellin e nxehtë teksa presin radhën. Qytetarët që mbajnë radhën në këto kushte shprehen dhe japin mendimet e tyre për të shpëtuar nga pritja. Ata thonë se ka një zgjidhje dhe kjo është e thjeshtë, shpërndarja e numrave për aplikuesit gjë që do të lehtësojë edhe problemet shëndetësore që shkaktojnë temperaturat e larta, kjo për arsye se në radhë ka dhe mosha të mëdha e fëmijë .

Në kushte aspak normale, e temperatura sflitëse, me radhe të stërzgjatura para zyrave te "Aleat" përballen edhe shkodranët. Qytetarët e kanë humbur besimin se ku problemi mund të gjejë zgjidhje, por nën zë thonë se nuk është situatë normale...Janë më shume se 1 000 aplikime në dite për pasaporta në Shkodër, por mosfunksionimi i sistemit krijon radhe dhe mungese shërbimi për pajisjen me karta dhe pasaporta biometrike.

Ndërkohë mësojmë se nga specialistët e aplikimit të pasaportave  apo kartave të indentitetit  për të shpëtuar nga këto probleme, sugjerohet qe të aplikojne online në e-Albania. Ndërsa brenda ambientit ku aplikohet për këto dokumenta mbahet distancë, jashtë ndodh krejt e kundërta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?