Kampi ne Gjader

Politikë
Bota

Media: Meloni po përgatit dekret të ri, të transferohen emigrantët e parregullt! Burime nga qeveria shqiptare: E pamundur, marrëveshja me Italinë s'ndryshon

10 Shkurt, 10:07| Përditesimi: 10 Shkurt, 13:28

  • Share

ROME-  Qeveria italiane po konsideron ndryshimin rrënjësor të projektit të transferimit të emigrantëve në qendrat shqiptare në Gjadër e Shëngjin.Kjo me qëllim qëndrat e ngritura, në anën tjetër të Adriatikut, këtu në Shqipëri  të mos jenë më bosh sic kanë qenë për muaj të tërë, shkruan La Repubblica. Qeveria Meloni duket se nuk do të presë vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së që pritet të merret më 25 shkurt, por synimi është që qendrat të jenë funksionale sa më shpejt të jetë e mundur edhe nëse do të kërkojë riformulimin e plotë të strukturës së qendrave.   

Gazeta italiane shkruan se plani është diskutuar nga Kryeministrja Giorgia Meloni,  ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, dhe nënsekretari i Presidencës së Këshillit të Ministrave, Alfredo Mantovano, pasditen e 7 shkurtit. 'La Repubblica" shkruan se hipoteza më e mundshme është shndërrimi i dy qendrave shqiptare në Cpr, pra qendra për riatdhesimin e migrantëve. 

Sipas media italiane ato nuk do të jenë më struktura për strehimin e migrantëve të shpëtuar nga patrullat e Marinës italiane në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut, në pritje të përshpejtimit të procedurave kufitare. Përkundrazi, qendrat do të jenë të dedikuara për migrantët e parregullt që ndodhen tashmë në Itali dhe që kanë një dekret dëbimi.

Në këtë mënyrë, do të eliminohej një hap burokratik: konfirmimi gjyqësor i mbajtjes së migrantëve, i cili aktualisht i takon Gjykatave të Apelit, të cilat deri më tani kanë refuzuar vazhdimisht masën e ndalimit, ashtu siç kishin bërë më parë edhe seksionet e specializuara për Imigracionin në gjykatat e zakonshme.

Por burime të qeverisë Shqiptare të kontaktuara nga Shqiptarja.com përjashtojnë çdo mundësi të tillë, pasi marrëveshja me Italinë nuk ndryshon.

Kështu, dy qendrat në Shqipëri do të shndërroheshin plotësisht në Cpr tradicionale. Në këtë plan, Shëngjini, që sot është një qendër e parë pritjeje dhe përpunimi të hyrjeve, dhe Gjadri, ku janë ndërtuar dy struktura – një e madhe për mbajtjen dhe verifikimin e statusit dhe një tjetër më e vogël e menduar për migrantët me vendim të konfirmuar për ndalim (që gjykatësit nuk e kanë dhënë kurrë) – do të kishin një funksion të qartë si qendra riatdhesimi.

Një tjetër opsion që është diskutuar brenda qeverisë është propozimi i Matteo Renzit për ta përdorur Shëngjinin dhe Gjadrin si burgje për të dënuarit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Itali. Megjithatë, kjo do ta bënte të pamundur që Meloni ta paraqiste këtë projekt si një mjet parandalues për migrantët që synojnë të mbërrijnë në Itali.

Pengesat ligjore
Në thelb, qeveria italiane synon ta trajtojë Gjadrin sikur të ishte pjesë e provincës së Romës, duke e vendosur nën juridiksionin italian. Kjo ide përputhet me propozimin e ministrit Piantedosi, i cili javën e kaluar, në Këshillin e BE-së për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, kërkoi përshpejtimin e hyrjes në fuqi të Paktit të ri për Azilin dhe Imigracionin (aktualisht i planifikuar për vitin 2026) si dhe krijimin e qendrave të riatdhesimit në vende të treta për migrantët e parregullt që ndodhen në territorin evropian. Ky propozim është pritur pozitivisht dhe mund të përfshihet në direktivën e re për riatdhesimin që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar për mars.

Megjithatë, pa ndryshime në ligjin aktual, edhe shndërrimi i qendrës së Gjadrit në një Cpr mund të hasë vështirësi të mëdha ligjore. Disa gjyqtarë të specializuar në imigracion theksojnë se Gjadri nuk është territor italian, por një pjesë e territorit shqiptar, mbi të cilën aplikohet ligji italian në bazë të një protokolli të miratuar nga parlamentet e të dyja vendeve.

Sipas interpretimit të këtyre gjyqtarëve, migrantët që ndodhen tashmë në Itali – edhe ata me urdhër dëbimi – nuk mund të transferohen në Shqipëri për riatdhesim. Për të shndërruar Gjadrin në një Cpr funksionale për këtë qëllim, do të duhej të pritej hyrja në fuqi e rregullave të reja të BE-së.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?