Sociale

Emigrantët nuk sjellin vetëm të ardhura, por dhe dhunë në familje! Avokati analizon shifrat e Gjykatës së Fierit: Më shumë urdhër-mbrojtje lëshohen në fundvit

7 Dhjetor 2024, 12:50| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 13:09

  • Share

325 kërkesa për urdhër mbrojtje janë regjistruar në Gjykatën e Fier në periudhën janar- shtator 2024, duke dëshmuar se dhuna në familje mbetet ende një fenomen tepër shqetësues që nuk po njeh ulje. Shifrat mbeten të përafërta me vitin e kaluar, thotë kryetari i Dhomës së Avokatisë Fier, Ermal Hamataj. Problematike mbetet grupmosha 45- 50 vjec, ndërkohë që dhuna ka prekur kryesisht bashkëshortët, me 130 raste të regjistruara.

Ndërkohë Hamataj tha për Report tv se numri më i lartë i rasteve të dhunës dhe i kërkesave për udhër-mbrojtje regjistrohet në 3- mujorin e fundit të vitit, periudhë që përkon me ardhjen e emigrantëve.

Autorë të dhunës në familje dhe shoqeri, në jo pak raste janë fëmijët e adoleshentet. Avokati thote se vihet re tendencë ne rritje e konflikteve që shkojne deri në përdorimin e armëve të ftohta, ndaj apelon prindërit t’i rrisin fëmijët e tyre pa ‘shfaqje’ dhune në familje.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/12/2024 03:05

    Emigrantet vijne dhe ne 3 muajt e veres,po atehere nuk ka rritje te dhunes?!

    Përgjigju
  • emigrami rrit remitancat: 07/12/2024 20:38

    leka leka leka oeshte nere mendia vetem leka po varia te tjerave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?