Emigrantët nuk votuan, më 27 shtator Gjykata Kushtetuese shqyrton ‘kushtetuetshmërinë’ e zgjedhjeve 2021

9 Gusht 2022, 09:39| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 09:43

  • Share

Mosvotimi i emigrantëve në zgjedhjet e kaluara dhe nëse është shkelur e drejta kushtetuese e votës apo jo pritet të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetues më 27 shtator. ‘Kushtetuesja’ u vu në lëvizje nga shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' përmes një kërkese të dorëzuar në shkurt.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ata u shprehen se votimi nga jashtë vendit i emigrantëve nuk u mundësua për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe nga mosveprimet dhe qëndrimet pasive të mbajtura nga organet e ngarkuara nga ligji për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë.

'Shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' ka ngritur padi  në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ata  shprehen se votimi nga jashtë vendit i emigrantëve nuk u mundësua për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe nga mosveprimet dhe qëndrimet pasive të mbajtura nga organet e ngarkuara nga ligji për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë.

Në deklaratë ata përmendin edhe urdhrin edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për karantimin e personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke theksuar se kjo i mohoi shqiptarëve që jetonin në këto vende të drejtën e votës 'në çdo mënyrë'.  E drejta e emigrantëve për të votuar jashtë vendit nuk u zbatua në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 pasi nuk u gjet konsensus mes palëve politike mbi sistemin se si do të zbatohej.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/08/2022 01:29

    Te vesh ne diskutim kushtetueshmerine e zgjedhjeve thjesht pse nuk votoi diaspora,me duket idiotesi.Votimi ose jo nga diaspora nuk eshte percaktues, por vetem ndikues ne rezultatet e cfaredolloj zgjedhjesh.Por mund te hidhet ne gjyq qe moslejimi i pjesemarrjes se saj ne votim ishte i qellimshem.Konsensusi i munguar me partive per gjetjen e zgjidhjes ishte i ndergjegjshem dhe i qellimshem.Gjithashtu mund te hidhen ne gjyq per shkelje te te drejtave te njeriut.Votimi,eshte nje e drejte e pamohueshme dhe nese je qytetar i Shqiperise,jo vetem qe ke te drejte te votosh dhe te votohesh,por shteti eshte i detyruar te t'a garantoje kete te drejte kudo qe te jesh.Mendoj qe shteti duhet hedhur ne gjyq per mosgarantim te kesaj te drejte qe buron nga Kushtetuta.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/08/2022 10:02

    Shqiperia dhe shqiptaret do te behen vetem nga DIASPORA. Klasa politike aktuale ne pushtet dhe opozite ka qene eshte dhe do te mbetet fatkeqsia kombetare per SHQIPERINE DHE SHQIPTARET! Ajo duhet te hetohet,ti merret pasuria e grabitur dhe te futet ne Muzeun Kombetar si FATKEQSI KOMBETARE me votën dhe vulën e POPULLIT SHQIPTAR.

    Përgjigju
    • JamKushJam: 09/08/2022 12:31

      JO more, dashke te thuash qe duhet te eleminohen rezultatet e 2021-shit??? Atehere edhe un them qe duhet te qerrohet gjykata kushtetuese sepse s'eshte zgjedhur korrektesisht nga politikanet qe do mbeshteteshin nga Disaspora dmth, gjykata s'mund te marr vendime ligjore bazuar ne te njejtin koncept qe akuzohen per zgjedhjet e 2021!!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?