Jo prezent fizikisht por financiarisht... Mijëra shqiptarë të shpërndarë nëpër botë mbeten burimi kryesor i të ardhurave për mijëra familje në vend.
Remitancat po rriten çdo vit e më shumë, prej dhe një migrimi konstant të shqiptarëve. Fenomeni i cili nga njëra anë është kthyer në problem serioz për tregun e punës, nga ana tjetër po mban me para gati 1/3 e familjeve shqiptare.
Vetëm në tre muajit e parë të këtij viti emigrantët sollën në Shqipëri përmes kanaleve zyrtare të transfertave 252 milionë euro, por kjo shifër do të ishte shumë më e lartë nëse në të do të përfshiheshin edhe paratë që vijnë në cash. Ndërsa në dekadën e fundit, emigrantët kanë sjellë 7.7 miliardë euro, aq sa ishte i gjithë buxheti i shtetit për vitin e kaluar.
Rezultatet paraprake të një studimi që po kryen Banka e Shqipërisë tregojnë një lidhje të fortë midisi remitancave dhe mirëqenies së familjeve shqiptare.
“Rezultatet tregojnë se remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave familjare, ndonëse më pak se një e treta e familjeve kanë përfituar nga to në atë vit. Vlerësimet tregojnë se remitancat ndikojnë pozitivisht në të ardhurat dhe ndihmojnë në uljen e përqindjes së popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë. Këto gjetje nënvizojnë rolin e rëndësishëm që remitancat kanë në mirëqenien ekonomike të familjeve shqiptare”, thuhet në dokument.
Në një analizë të vitit të kaluar banka pati vlerësuar se pa këtë burim ‘parash’ varfëria në Shqipëri do të ishte minimalisht 8% më e lartë sesa aktualisht, duke shkuar në 28%.
Por vlera e remitancave nuk më e njëjtë si para 1 dekade, monedha evropiane është tkurrur me 30%, duke prekur direkt edhe paratë e emigrantëve. Dobësimi i euros ka zhvlerësuar edhe këto para që vijnë nga emigrantët. Nëse në vitin 2015, një i afërm të dërgonte 1000 euro, pasi i konvertoje në lekë përfitoje 137 mijë lekë, kurse sot e njëjta vlerë vlen vetëm 97 mijë lekë.
Rritje e remitancave me 4% (+9 mln euro) në tremujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të 2024-ës, praktikisht është zeruar prej kursit të këmbimit. Nga mesatarisht 103.7 euro që është këmbyer në janar-mars 2024, këtë vit euro në të njëjtët muaj u këmbye me 98.9 lekë, ose 4.7% më pak.
Komente

Keta emigrantet paskan bere kerdine andej nga jane dhe ca bejne andej me vrap ti cojne ne shqiperi.
Përgjigju