Foto ilustruese

Emigrantët sherr në Tiranë/ Palestinezi plagos 17-vjeçarin maroken, arrestohet

7 Tetor 2020, 14:41| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 14:48

  • Share

TIRANË- Një palestinez ka plagosur një maroken ditën e sotme në qytetin e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ku pas një sherri palestinezi i identifikuar me inicialet I.H., 21-vjeç ka qëlluar me thikë 17-vjeçarin maroken.

Për pasojë është bërë arrestimi i tij nga uniformat blu. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e marokenit.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez I. H., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur 17-vjeçar (maroken)", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?