‘Emigrantët shqiptarë kriminelë’, akademiku Hoxhaj në 'Kontrast': Perceptimi i ndikuar nga lufta e brendshme politike në Britani! Vangjeli: Plagë e rëndë që ja kemi shkaktuar vetës

3 Prill 2023, 14:29| Përditesimi: 3 Prill 2023, 14:55

  • Share

Identifikimi i emigrantëve shqiptar në Britaninë e Madhe si kriminelë e trafikantë droge është një perceptim i që ne duhet ta luftojmë! Kështu shprehet akademik shqiptar në Britaninë e Madhe Andi Hoxhaj, i cili i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, u shpreh se ky imazh negativ është bërë tashmë edhe më i madhe për shkak të luftës së brendshme politike.

‘Britanikët janë skeptikë. Pasi i njohin dhe janë në marrëdhënie pune krijojnë një imazh tjetër. Shqiptarët nuk është se kanë një perceptim pozitiv. Ky perceptim është krijuar goxha por ne duhet ta luftojmë këtë perceptim. Për fat të keq është një imazh negativ dhe nuk është hera e parë, pro kësaj herë u bë e madhe për shkak të luftës së brendshme politike. Çdo lloj solidariteti është mëse i mirëpritur.’- tha Hoxhaj.

Edhe analisti Lorenc Vangjeli thekson se duhet të luftohet kundër perceptimit se shqiptarët janë kriminelë, ndërsa shton se kjo është një plagë e rëndë të cilën ne ja kemi shkaktuar vetes.

‘Në një farë kuptimi kjo histori na rrëfen një të vërtetë të trishtuar. Në shqiptarët jemi të gjithë trafikantë droge! Kështu kemi qenë bashkë me pasaportën tonë në mbanim si tatuazh këtë përcaktim të banditit të rëndomtë nga policë të ndryshme, italianë, grekë, gjermanë e britanikë së fundmi. Është sa qesharake dhe tragjike dhe kjo ka të bëjë me perceptimin. Nëse i besojmë atyre ne jemi njerëz të egër banditë, të dhunshëm. Nuk është kështu! Jemi ne që e nxisim këtë gjë. Padyshim që krimi shqiptar ekziston, se krimi shqiptar është pjesë e segmentit të krimit evropian, por nuk është më i egri, as më i dhunshmi. Besoj se kjo është nga plagët më të rënda që ne i kemi shkaktuar vetes. Duke dashur që të përfshijmë këtë element në luftë e përditshme politike. E konsideroj shumë të rëndësishëm betejën ndaj këtij perceptimi.’- tha Vangjeli.

Çështja e emigrimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe pati nxitur një debat të madh, për shkak të deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. 

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninën e Madhe, e para e një kryeministri shqiptar në Downing Street, ku u takua me homologun e tij Rishi Sunak. Dua të sigurohemi që komuniteti ynë të ndihet i sigurtë ishte kërkesa e Ramës, ndërsa Sunak vlerësoi progresin e bërë për emigracionin e paligjshëm. Në diskutime dhe bashkëpunimi ekonomik dhe siguria kibernetike. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?