Shakaja dhe talljet mes kolegësh i kanë kushtuar disa oficerëve policie në Britani. 6 efektivë janë pezulluar nga detyra për shkak të deklaratave të tyre raciste kundrejt emigrantëve shqiptarë për të cilët u shprehën se duhet të qëllohen pasi të hyjnë në Britani.
Oficerët e policisë e bënë deklaratën ndërsa krahasuan një koleg me ngjyrë me një qen, ku edhe u tallën me emigrantët shqiptarë.
Mediat e huaja raportojnë se ata do të hetohen për abuzim me detyrën pas një ankese e cila ka ardhur në formë anonime në një nga agjencitë e raportimit të abuzimeve.
Kjo ka detyruar autoritetet që të vendosin përgjues ndaj oficerëve për t'i zbuluar.
Oficerët talleshin me kolegun e tyre me ngjyrë Solomon Koranteng, duke e quajtur “qen të racës së përzier”, i thonin se “kishte ardhur me arkë nga Afrika” apo se duhej çuar “në kopshtin zoologjik të Londrës”.
3 nga oficerët e njësisë ishin regjistruar duke thënë se “emigrantët shqiptarë duhet qëlluar me armë” që të mos hyjnë në Angli, apo duheshin vrarë me “agjent nervor”.
Per tu qelluar asnje nuk meriton te qellohet po rinia Shqiptare qe shkon ne Angli se ka mendjen per pun po futen ne borxh per t ik me u mar me drrog. U duket gje e bukur dhe u duket vetja te forte, sa injorant jemi nga jeta ne Shqiptaret pz, sa krrunde qe jemi, hajduti, drogaxhiu dhe krimineli na duken idhuj, njeriu punetor qe shikon familjen dhe jeten e tij nuk eshte burr. Mentalitet Afganistani.
PërgjigjuPartite,kryesore,kan,filuar,ps,duke,demostruaregjoja,ndertimet,dhe,pasojat,e,termetitpor,e erteta,eshte,ekunderta
PërgjigjuKu pyesim në keta ketu hahahahaha keta dava pijanecash.ketu policija sillet shum mir mete gjith rracat pa dallim. Por ka naj pijanec siketa qe vetem flasin se veprime nuk kan shanc.. un po boj 23 vite ketu në angli dhe heret e pare qe degjoj kete lloj .. nuk ndoth kurr keta jan shum te sjellshe si polici mos the mete mire në bote per kulturen e disciplinen qekan policija ka ketu ..
Përgjigju