Sheshi Stigma në Greqi

Kronikë

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë për hapjen e kufijve: Mos na refuzoni shtëpinë tonë

8 Qershor 2021, 09:24| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 09:26

  • Share

Komuniteti shqiptar në Greqi ka bërë thirrje për mbajtjen e një proteste ditën e sotme për hapjen e kufijve. Me një njoftim në Facebook, ata bëjnë me dije se protesta paqësore do të mbahet sot në orën 18:00 në sheshin 'Stigma'.

Me thirrjen 'mos na refuzoni në shtëpinë tonë', ata kërkojnë nga qeveria greke që të ndryshojnë këtë qasje, duke theksuar se kjo është padrejtësi ndaj tyre.

Ndonëse vendi ynë prej javësh tashmë regjistron shifra ditore shumë të ulta infeksioni, qeveria greke ka vendosur të lërë të pa ndryshuara masat dhe të mbajë të mbyllura doganat që lidhin vendin me Shqipërinë deri në 14 qershor.

“Hapni tani doganat!

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndiejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…! Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera? Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë? Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit? Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin 'Sintagma'!”, shkruhet në postim.

Komento

Komente

  • riku: 08/06/2021 12:54

    po shyqyr qe u ngritet njehere ne proteste ndaj atij shteti racist qe u ka pire gjakun ne cdo forme. behuni bashk dhe mos lejoni me diskriminimin te cdo forme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?