Bota

Emigrantët/Gaz lotsjellës dhe plumba gome në kufirin grek, Brukseli: Turqia po i shfrytëzon për interesat e saj (VIDEO)

5 Mars 2020, 11:51| Përditesimi: 5 Mars 2020, 14:10

  • Share

Gaz lotsjellës kundër turmave të emigrantëve që tentojnë të hyjnë në kufirin grek. Por për autoritetet turke ka pasur edhe të shtëna me plumba të vërtetë kurse grekët akuzojnë Turqinë se po nxit emigrantët e ardhur jo vetëm nga Siria. Akuzat midis Ankarasë dhe Athinës nuk kanë të ndalur.

Në Kastanies, disa metra larg kufirit midis Greqisë dhe Turqisë, policia dhe ushtria greke përdorin ujë me presion, gaz lotsjellës dhe granata trullosëse për të ndalur vërshimin e emigrantëve kurse policët turq, pas tyre, hedhin bomba gazi drejt kufirit grek.

Turqia vazhdon të akuzojë Greqinë se vec plumbave plastikë ka goditur me armë duke plagosur të paktën gjashtë emigrantë, një prej të cilëve ka vdekur në spital.

Athina ka ofruar një anije ushtarake si akomodim për 400 migrantë në ishullin Lesbos, për të lehtësuar sadopak kampin e mbipopulluar të Moria.

Por pas disa thashethemeve që u përhapën, se 2000 emigrantë po transportoheshin në kontinent, grupe të rinjsh u dyndën drejt portit si një siguresë potencialisht e rrezikshme që policia greke arriti ta shuante.



Dhe ndërsa Brukseli ka ndarë Greqisë 700 milion euro për menaxhimin e emergjencës, Ankaraja nga ana tjetër po kërkon më shumë ndihmë.

"Për dhjetë vjet - tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan - ne kemi pritur 4 milion sirianë në Turqi kurse Europa kurrë nuk e ka ofruar një mbështetje të tillë”.

Në përgjigje të situatës, në Bruksel u mblodhën ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian.

"Europa - tha Nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schinas - nuk mund të dështojë dy herë në një problem kaq të rëndësishëm. Kjo është një mundësi e re dhe ndoshta e fundit që mund të arrihet një marrëveshje midis të 27 vendeve anëtare".

Dhe ndërsa dhuna vazhdon në rajonin e Idlib në Siri, ministrat e brendshëm europian do të takohen gjithashtu në Zagreb, në Kroaci. Ata akuzojnë Turqinë se po shtyn refugjatët drejt Europës për interesat e saj

Ora 12:57
Turqia dërgon njëmijë trupa speciale në kufi për të ndaluar kthimin e emigrantëve (FOTO)

Forcat speciale turke do të dërgohen në kufi për të kundërshtuar Athinën dhe politikën e saj refuzuese për migrantët

Sot Turqia do të dërgojë një mijë agjentë të forcave speciale për të shmangur rikthimin e migrantëve nga rojet kufitare të Athinës në kufirin Grek drejt kufirit turk.

Lajmi u dha nga Ministri i Brendshëm i Ankarasë Suleyman Soylu, duke shtuar se 164 refugjatë janë goditur nga autoritetet greke.

Sipas Ankarasë zyrtare 138.647 emigrantë kanë udhëtuar deri tani nga Turqia në drejtim të kontinentit europian.

Ankaraja ka akuzuar autoritetet greke se ka plagosur shumë emigrantë në kufirim midis dy vendeve.

Suleyman Soylu tha se policia dhe ushtria greke ka plagosur 164 emigrantë. “Ne- tha si- po vendosim 1.000 forca speciale policie në kufi për të parandaluar kthimin e emigrantëve."

Turqia, në konflikt me Moskën dhe Damaskun në veri-perëndim të Sirisë, është shtëpia e 3.6 milion refugjatëve sirianë dhe sipas Ankarasë, nuk mund t'i menaxhojë më ata dhe i kërkon BE-së tre miliardët e premtuar në marrëveshjen e vitit 2016, nga të cilat ajo mori vetëm 1, siç thotë Ankaraja.

Presidenti turk Erdogan po viziton Moskën për një takim dypalësh me Vladimir Putin për situatën në Idlib në Siri ku forcat turke janë ndeshur ushtarakisht me forcat ruso-siriane, duke shkaktuar shpërnguljet masive që po shkojnë drejt kufirit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?