ilustruese

Bota

Emigranti i majtë pritet të jetë kandidat i demokratëve për Bashkinë e Nju Jorkut

26 Qershor, 09:36| Përditesimi: 26 Qershor, 09:41

  • Share

I ri, emigrant nga Uganda, mbërriti në moshën 7 vjeç në SHBA. Pozicionohet politikisht si I mjatë. Zohran Mamdani, është gati të bëhet kandidati demokrat për kryetar bashkie në Nju Jork, pasi dha një tronditje të madhe politike. Socialisti demokrat 33-vjeçar shpalli fitoren në zgjedhjet paraprake të partisë të martën, duke mposhtur rivalin e tij kryesor dhe veteranin politik Andrew Cuomo, i cili më parë shërbeu si guvernator shteti.

"Sonte bëmë histori," tha Mamdani në fjalimin e tij të fitores. Nëse zgjidhet, ai do të jetë myslimani dhe indiano-amerikani i parë që do të udhëheqë qytetin më të madh në SHBA.

Cuomo, 67 vjeç, po përpiqej të rikthehej pasi dha dorëheqjen nga detyra në vitin 2021 për shkak të një skandali ngacmimi seksual. Ai e përgëzoi kundërshtarin e tij për një "fushatë vërtet të zgjuar dhe të shkëlqyer".

Zgjedhjet primare në Nju Jorkun liberal ka të ngjarë të përcaktojnë se kush do të bëhet kryetar bashkie në zgjedhjet e nëntorit. Gara po shihej si një provë për Partinë Demokratike, ndërsa ajo kërkon të përsosë mesazhin e saj pas humbjeve në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, të cilat panë republikanët e Presidentit Donald Trump të fitonin Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat në Kongres.

Rezultatet e së martës në mbrëmje treguan se Mamdani kishte një epërsi të madhe, por nuk arriti pragun prej 50% të nevojshëm për të fituar plotësisht. Humbja e ish-guvernatorit shënon "çudinë më të madhe në historinë moderne të NYC-së", tha Trip Yang, një strateg politik, për BBC-në.

"Një fitore masive për Zohran Mamdani që tregon se kur Donald Trump është President, demokratët e Nju Jorkut duan të shohin udhëheqësit e tyre të luftojnë me entuziazëm dhe guxim, dhe kjo është ajo që Zohran u tregoi votuesve."

 

//BBC

A.I/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?