Politikë

Emigranti i vë “X-in” PD-së dhe e vërteton me video! Në Dibër vota e parë nga PS? KQZ e ODIHR: Ndaloni, është vepër penale

18 Prill, 16:08| Përditesimi: 18 Prill, 16:53

  • Share

Një deklaratë nga Dibra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi se vota e pare që erdhi në Dibër nga Diaspora, është për PS, u kritikua nga shefi i misionit të ODIHR dhe nga kreu i KQZ.

“Votat që kanë filluar të vijnë janë të mbyllura dhe nuk e kuptoj se si dikush mund ta dijë se e kujt është vota dhe për kë ka votuar”, u shpreh Lamberto Zanier Shef i misionit të ODIHR

“Ai mendon se e di, por nuk ka se si ta dijë. Ju bëj thirrje palëve politike të përmbahen në këto deklarata mbi rezultatin, sepse dëmtojnë procesin.”, theksoi Ilirjan Celibashi Kreu i KQZ

I njëjti shqetësim është ngritur edhe një votues të koalicionit të Partisë Demokratike, i cili shfaqet duke filmuar zgjedhjen e tij, vepër penale e cila dënohet me burg.

“Janë duke kryer vepër penale. Institucionet përgjegjëse ta vlerësojnë rastin”, tha Celibashi

Disa prej fletëve të votimit që erdhën nga diaspora, nuk janë të rregullta. Ose zarfi B ka qenë i dëmtuar, ose zarfi B ka munguar fare dhe ka qenë vetëm zarfi A. Ato janë vendosur në kuti të posaçme, veçmas nga të tjerat, dhe do të vlerësohet nga grupet e numërimit, nëse do të lexohen. Ndaj këshillohet që votuesit të mos i dëmtojnë zarfet dhe në çdo rast, zarfin A, ta futin brenda në zarfin B.

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?