Aleksander Mici

Bota

Emigranti shqiptar në garë për senatin amerikan, kërkon të rrëzojë senatorin e fuqishëm amerikan të New York-ut në zgjedhjet e 2022

22 Nëntor 2021, 15:09| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 15:21

  • Share

Aleksandër Mici është një emigrant shqiptar në SHBA i rreshtuar krah Republikanëve kërkon të rrëzojë senatorin veteran të New York-ut, Chuck Schumer, udhëheqësin e fuqishëm të shumicës demokratike në zgjedhjet e 2022. Mici, i cili u largua nga Shqipëria në 1991, tha se rritja nën regjimin brutal të Hoxhës ishte një përvojë formuese në jetën e tij dhe kjo është arsyeja pse ai e do Amerikën dhe përçmon socializmin.

Aleksander Mici, 46 vjeç, tha ndërsa Schumer votoi për rritjen e taksave i riktheu atij edhe njëherë idenë sikur po jetonte nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës.

"Unë po vuaja, si miliona shqiptarë, nën një diktaturë tiranike komuniste dhe po luftoja për të arritur në Amerikë. "Dhe tani pothuajse tre dekada më vonë, e kaluara është një prolog: nën udhëheqjen e Chuck Schumer, demokratët ende po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rritur kostot për gjithçka, ndërsa amerikanët e përditshëm luftojnë," tha Mici.

Aleksandër Mici do të nisë zyrtarisht fushatën e tij të enjten, ndërsa Chuck Schumer, një ish kongresmen, po kërkon një mandat të pestë si senator i New York-ut.

Mici avokat i Bronksit ka kandiduar më parë për Këshillin Bashkiak, ku mori 45 % të votave në një zonë me shumicë demokratike.

Komento

Komente

  • Iris: 23/11/2021 04:57

    Qe tani e ke te fituar ,mos ki merak dhe ku? Ne New York-un super liberal!! Dhe cilin synon te rezoje? Chuck Schumer,te dytin pas Pelosit per nga rendesia tek demokratet e Kongresit!Dhe kush eshte Aleksander Mici? Republikan dhe askushi! L.O.L.!!!

    Përgjigju
  • amerikani51: 22/11/2021 19:43

    Po ,po,ky e rezon ! Peeter Lumaj kishte floke dhe nuk e rrezoi dot,ky tullac pa qime ....e sigurt qe fiton.! Do harxhoje ca dollare dhe do rikthehet ne origjine. Suksese i dashur

    Përgjigju
  • bert: 22/11/2021 15:41

    ishalla o zot, te zhduken njehere e pergjithmone keta plehra si pelosi biden schumer e lloj kerrmash qe nxjerr liberalizmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?