Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafiku që përdorte makina luksoze për të trafikuar emigrantë kinezë në Itali përpara se t’u konfiskonte pasaportat.
Emigrantët visheshin mirë për të mos u dyshuar. Me vete merrnin pak bagazhe dhe udhëtonin me makina të fuqishme dhe të shtrenjta të drejtuara shtetas kinezë të cilët jetonin në Itali prej vitesh dhe flisnin italisht”, tha policia në një deklaratë.
Hetuesit ranë në gjurmët e këtij trafiku pasi një shtetas kinez u ndalua në kufirin midis Italisë dhe Sllovenisë në prill të këtij viti dhe gjatë kontrolleve rutinë u zbulua se po transportonte katër kinezë pa dokumente.
Më pas zbuluan linjën e lëvizjes së vazhdueshme të qytetarëve të parregullt kinezë, të cilët, në grupe të vogla, hynin në Serbi, ku nuk duhet vizë. Më pas shoqëroheshin me makinë nga Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia, deri në kufirin shtetëror italian”, thuhet në njoftim. shkruan the Guardian.
Emigrantët vendoseshin në një shtëpi të sigurt pranë Venecias, ku qëndronin për një ose dy ditë përpara se të dërgoheshin në qytete të tjera të Italisë ose në vende të tjera të BE-së si Franca dhe Spanja.
Atyre u konfiskohej pasaporta dhe shfrytëzoheshin për punë të rënda derisa të shlyenin borxhin, si skllavëri.
Policia arrestoi nëntë anëtarë të dyshuar të rrjetit të dhe identifikoi 77 migrantë pa dokumente, “shumë prej tyre gra dhe disa të mitur të moshës 15-18 vjeç”.