Ivanka Trump dhe Eminem

VIP & Spektakël

Eminem merret në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan, vargje kërcënuese për Ivanka Trump

26 Tetor 2019, 11:56| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 12:02

  • Share

Reperi i njohur Eminem është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan, për shkak të disa vargjeve të tij kërcënuese që kanë lidhje me vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump.

Në këngën e tij "Framed", e publikua në vitin 2017 ai shprehet: “Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime?, Duhet të shkoj ta zgjidh atë?, Unë ndihem disi përgjegjës për memecen bjonde të  vogël.,  Vajzën  e hodha në pellg, Vrasja e dytë pa e kujtuar atë."

Sipas mediave të huaja, agjentët e vizituan reperin dhe e intervistuan në janar të vitit 2018, por ndaj tij nuk u mor asnjë veprim.

Kjo nuk ishte hera e parë që Eminem përdori gjuhë kërcënuese kundër presidentit dhe familjes së tij, pasi në një nga intervistat ai është shprehur se Trump e bënte gjakun e tij të ziejë.

Për dy ditë agjentët analizuan vargjet me Eminem në shtëpinë e tij dhe më vonë çështja u mbyll.

Shërbimi Sekret i quajti vargjet si kërcënuese dhe tha se Eminem po shfaq një sjellje të papërshtatshme.

Eminem është një ndër njerëzit më me ndikim në Amerikë e në të gjithë botën dhe kjo është arsyeja pse ndaj tij nuk janë marrë masa të menjëhershme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?