Emiratet e Bashkuara Arabe, në ambientin e parkut një miliard dollarë

Tirana

Emiratet e Bashkuara Arabe, Parku një miliard dollarë, ku nata nuk bie kurrë.(Foto)

27 Korrik 2018, 02:35| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 02:40

  • Share

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapur për herë të parë dyert e parkut më të ri të ndërtuar në Abu Dhabi dhe të quajtur Warnes Bross World. Atraksioni më i ri është një nga parqet më të mëdha në botë, i ndërtuar në një hapësirë të mbyllur dhe përbëhet nga gjashtë zona për t’u eksploruar.

Emrat e këtyre zonave janë frymëzuar nga karakteret klasike të “Looney Toons”, si DC’s Gotham CIty, Fantazma e batmanit, Cartoon Junction, etj. Parku zë një hapësirë prej 503 kilometrash katrorë dhe ofron një guidë të jashtëzakonshme, ndërsa në ditët e para të përurimit, ka tërhequr një numër rekord vizitorësh.

Çdo gjë në këtë park është brenda, ndaj temperaturat e shkretëtirës arabe nuk mund të ndikojnë te vizitorët. Hapësira brenda parkut është projektuar si të ishte gjithmonë mesditë, duke bërë që vizitorët e shumtë të humbin sensin e kohës.

Komento

Komente

  • Kafsha: 27/07/2018 12:12

    Ky park qënka për Záhot dhe jo për fëmijët e thjeshtë të popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?