Emiriana Sako takim me banorët në Shkozet: Synimi ynë është të kthejmë Durrësin në portën e turizmit

12 Maj 2023, 10:34| Përditesimi: 12 Maj 2023, 10:44

  • Share

 

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes 14 Shkozet Durrës, të cilëve u garantoi ndërhyrje dhe investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore dhe turizëm.

Duke folur më tej para banorëve, kryebashkiakja Sako tha se rindërtimi është një kapitull i rëndësishëm i punëve të bëra por ka akoma nevojë që infrastruktura në zona të caktuara të Durrësit të arrijë standartet e qendrës së qytetit.

Në fjalën e saj për banorët e këtij komuniteti ajo u shpreh gjithashtu se brenda vitit të ardhshëm do të mbyllet puna në ndërtimin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti dhe të gjitha familjet do të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Më tutje kryebashkiakja e Durrësit, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin me banorë të Shkozetit, premtoi se do të punojë me dinjitet për të zhvilluar këtë bashki.

“Rindërtimi është një kapitull i rëndësishëm i punëve të bëra në qytetin tonë, këtu e kemi prekur në ndërhyrje në pallate të ndryshme, por brenda vitit 2024 me mbështetjen e qeverise shqiptare dhe kryeministrit do të mbyllim të gjithë programin e rindërtimit dhe do të futen në shtëpi të gjithë banorët që presin ende banesat e tyre. Në zonën e Shkozetit po punohet për ndërtimin nga e para të shkollës së mesme “Olsi Lasko”, konviktit të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” dhe shkollës 9-vjeçare “Isuf Ferra” u shpreh Sako.


Lajmi kryesor:

'Vendoret'/ Sot dita e fundit e fushatës, Sako: Brenda vitit, në Durrës mbyllet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti! Boçi: Situata në Elbasan do ndryshojë


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?