Emiriana Sako, kryebashkiakia e Durrësit është zgjedhur në krye të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme në Kavajë, Sako mori postin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Vetë në një postim në Facebook, Sako ka falenduar kryetarët e Bashkive dhe shkruan se në këtë kapitull të rëndësishëm për Shqipërinë 2030 bashkitë kanë rol vendimtar.
“Kavajë, në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë , ku morëm një sërë vendimesh për programin e shoqatës.
Falenderoj kolegët, kryetarët e bashkive, për besimin që më dhanë për drejtimin e shoqatës për këtë mandat!
Në këtë kapitull të rëndësishëm për Shqipërinë 2030, bashkitë kanë rol vendimtar në implementimin e gjithë këtij vizioni në nivel territorial” shkruan Sako.
Komente
