Mbledhja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë

Politikë

Emiriana Sako zëvendëson Erion Veliajn në krye të Shoqatës Kombëtare të Bashkive

20 Shtator, 17:48| Përditesimi: 20 Shtator, 17:57

  • Share

Emiriana Sako, kryebashkiakia e Durrësit është zgjedhur në krye të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme në Kavajë, Sako mori postin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Vetë në një postim në Facebook, Sako ka falenduar kryetarët e Bashkive dhe shkruan se në këtë kapitull të rëndësishëm për Shqipërinë 2030  bashkitë kanë rol vendimtar.

“Kavajë, në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë , ku morëm një sërë vendimesh për programin e shoqatës.

Falenderoj kolegët, kryetarët e bashkive, për besimin që më dhanë për drejtimin e shoqatës për këtë mandat!

Në këtë kapitull të rëndësishëm për Shqipërinë 2030, bashkitë kanë rol vendimtar në implementimin e gjithë këtij vizioni në nivel territorial” shkruan Sako.

 

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?