Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë administrative Sukth, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e madhe duke thënë se në këtë zonë janë bërë investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore por të tjera investime të mëdha do të kryhen gjatë mandatit të ardhshëm. Duke folur më tej para banorëve, kryebashkiakja Sako tha se në këtë njësi janë ndërtuar 5 shkolla e kopshte të reja, ndërkohë që Sukthi ka sot furnizim 24 orë me ujë.
Gjatë mandatit të ardhshëm, në këtë njësi administrative do të punohet për rehabilitimin e terreneve sportive si dhe ndihmë konkrete për fermerët, me anë të mbështetjes me skema subvencioni dhe ngritjen e një pike agro-përpunuese dhe depozitimi. Kryebashkiakja Sako theksoi se brenda vitit të ardhshëm do të përfundojnë të gjitha shtëpitë dhe apartamentet që po ndërtohen me anë të programit të rindërtimit si dhe shkolla e re në Vadardhë.
Lajmi kryesor:
Edhe dy ditë fushatë, kandidatët në terren, takime me qytetarët
SI.E.//ReportTv.al